Ekspozita e ikonave te rralla - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Ikona qe mban firmën e Kostandin e Athanas Zografit i përket vitit 1765, e zbuluar ne Korçe dhe ne pjesën e saj fundore paraqet Kostandinin e Madh, luftën e tij ne lumen Tiber dhe shfaqjen e kryqit. Jo pa qellim, galeria kombëtare e arteve ka zgjedhur këtë imazh për te simbolizuar ekspozitën "Ikonat shqiptare" te çelur këtë te mërkure, pasi përmes Kostandinit u zyrtarizua edhe kristianizmi.
Bashke me te, ne galeri janë ekspozuar 47 ikona, e nje kapak ungjilli, nder me uniket e te rrallat e fondeve shqiptare. Ekspozita nis me keto ekzemplare anonime te shek te 14, vijon me veprat e Onufrit, David Selenices, Zografeve, Shpatarakut dhe mbyllet me ikonat e fundit te Vangjel Zengos, viti 1908. Koleksionet i përkasin fondit te galerisë kombëtare, muzeut te Korçes dhe atij te Beratit, i cili sipas Shimes ka dhe ikonat me pak te mirëmbajtura per shkak te kushteve jo te përshtatshme te muzeut. Ne ekspozitën e cila do te qëndroje e hapur deri me 29 nëntor është vendosur edhe kjo ikone e shek. 18, e Kostandin Jeromonakut, "Shen Dhimitri mbi kalë", e cila ne sfond shfaq qytetin e Selanikut, e qe ne fakt eshte e vetmja me një imazh te tille, pasi jashte kamerave specialistet pohojnë se muzeumet bizantine ne Greqi kane dëshiruar prej kohesh nje imazh te tille, por nuk e kane gjetur dot.

Icon that bears the signature of Constantine Athanas Zografi the year 1765, discovered in Korca and in its final part presents Constantine the Great, his struggle in the river Tiber and the emergence of the cross. Not without reason, the National Art Gallery has chosen this image to symbolize the exhibition "Albanian Icons" opened this Wednesday, as through Constantine became official Christianity.
Along with it, we were exposed to 47 icons gallery, a gospel cap, among the most unique and rare Albanian funds. The exhibition begins with these exemplary anonymous 14th century, following the works of Onufri David Selenice, Zograf, Shpataraku and ends with the last icons Vangjel Zengos, since 1908. Collections belonging to fund national gallery, museum Korca and that of Portland, who according to Shima and icons less maintained due to conditions not suitable to the museum. In the exhibition, which will remain open until November 29 is also located this century icon. 18, Constantine Jeromonakut, "St. Demetrius on horseback", which appeared in the background the city of Thessaloniki, which in fact is the only one with an image such as outside experts say cameras Byzantine museums in Greece have desired for a long time a such image, but have not found the dot.

Share This Video


Download

  
Report form