Ndërtimi i linjes se transmetimit te energjisë nga Prishtina ne Tirane vijon te mbetet peng nga qeveria shqiptare, e cila as nuk shpall fituesin dhe as nuk vendos te riperserise tenderin.
Ndersa nga ana tjeter, pala gjermane, nëpërmjet bankës KFW, financuese e ketij projekti, nuk terhiqet nga qendrimi i saj, duke thene se nuk ka arsye te vlefshme qe tenderi per ndërtimin e kesaj linje energjie te anulohet. Ne nje interviste per Vizion Plus, ambasadorja gjermane Carola Myler Holtkemper shprehet se vijojnë negociatat me palën shqiptare. "Se fundmi ne daten 25 shtator ne kemi patur negociata me qeverinë shqiptare per programin e plote, ku pa dyshim çeshtjet e energjise kane zene nje vend te rendesishem ne diskutimet tona. Nuk mund te them se ka nje ndërprerje te financimit per kete projekt, por ne shpresojmë te gjejme nje zgjidhje konstruktive. Ambasadorja gjermane vijon me tej kur thote se pavarësisht pretendimit te qeverise per diferenca ne shumat e financimit te linjes, tenderi ka eshte zhvilluar ne përputhje me kriteret e përcaktuara. "Ka nje propozim ne tavoline nga banka KFW. Ne nuk shohim arsye per te anuluar kete tender. Kjo mund te ndodhte vetem ne se do kishte argumenta te vlefshme. Por siç thashe edhe me lart, ne presim nje zgjidhje konstruktive." Po behet rreth nje vit, qe eshte zhvilluar tenderi per ndërtimin e linjes se transmetimit Prishtinë-Tirane. Ne tender moren pjese dy kompani, te cilat paten nje diference prej 9 milion eurosh ne ndërtimin e saj. Qeveria argumenton se fituese duhet te shpallet kompania me koston me te ulet, edhe pse kjo nuk ishte kriteri kryesor. Por banka gjermane e ka kundërshtuar kete fakt. Ndërkohë, nga mediat ne Prishtinë u hodhen akuza se pas ketij tenderi fshihen interesa qe lidhen direkt me familjen e kryeministrit Berisha.