Edhe pse mes jave, pra e mërkurë, zona trend e Tiranes per jeten e nates, ish Blloku, i ka përngjarë mbremjen e 31 tetorit nje nate tipike fundjave. Arseja e kishte emrin Halloween, ne menyren shqiptare te te festuarit pasi siç ndodh rendom per ne rendesi ka te jete feste.
Te rinjte, kane zgjedhur te maskohen siç eshte ne traditen e festes se njohur. Per dike maska ka pasur nje kosto te larte, per te tjere kane mjaftuar nje pale mustaqe te vizatura. Por maske e shtrenjte ose e lire, e rendesishme ishte te ishe i frikshem per te pasur efektin ne naten e shpirtrave. Vitet e fundit, festa e Halloween duket se eshte kthyer ne tradite per jeten e nates edhe pse festimet lokalizohen kryesisht vetem ne Tirane. Per dyqanet e ndryshme dhe klubet e nates nata mes 31 tetorit dhe 1 nentorit eshte nje arsye me shume per te organizuar feste.