Kujtohen vetëm ne data te caktuara historike, ndërsa ne te përditshme këtu mbizotëron heshtja ashtu si ne çdo varreze. Ne juglindje te Tiranes, Varrezat e Deshmoreve ndryshe nga ato publiket mirëmbahen sistematikisht nga bashkia, ndërsa 24 ore ruhen nga një shërbim privat. Ne këtë parcele disa mijëra metrash katror janë mbi 900 varre te rënëve te luftës se dyte botërore por edhe dëshmore te shpallur pas viteve 90, me vendim te posaçme qeverie.
Por a jane këto varreza te mirëfillta te dëshmoreve dhe sa e përfaqësojnë kombin? Për historianin Beqir Meta ato nuk përfaqësojnë te gjithë historinë e Shqipërisë pasi mungojnë te rënët e Luftës se Pare botërore, ndërsa punonjësit e vrare ne krye te detyrës pas 90 sipas tij nuk duhet te përfshihen ne Varrezat e Dëshmoreve. Ne prag te 100 vjetorit te pavarësisë historianet hedhin idenë e krijimit te një varreze te mirëfillte dëshmoresh ku te përfshihen te gjithe te rënët për atdhe. Por kur flitet për ngritjen e një panteoni ku te sillen eshtrat e figurave me te shquara te kombit, historiani Artan Lame shprehet me rezerva. Sipas tij Shqipëria nuk mund te ketë një vepër te tille për sa kohe nuk ekziston kultura, respekti edhe për varrezat e thjeshta. Për 100 vjetorin e pavarësisë se vendit qeveria ka marre disa nisma, mes te cilave dhe krijimi i monumenteve te figurave historike dhe vendosja e tyre ne Tirane.