"Statusi" drejt deshtimit?! - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

"I bej thirrje klasës politike ne Tirane, per te gjetur menjëherë zgjidhje per çeshtjen e ligjeve me 3/5, pasi kompromisi eshte i mundur dhe konflikti nuk ka te beje me keto ligje. Eshte e rendesishme qe qeveria te kuptoje rendesine e situates dhe te beje leshime. Shqipëria mund te mos e marre statusin edhe duke miratuar keto tre ligje, pasi jane vendet anetare, qe e vendosin kete, por votimi i kushteve, eshte nje mundësi e mire." Kjo ka qene deklarata e Eduard Kukan ne seancën e Komitetit per Punet e Jashtme te Parlamentit Europian, qe po diskuton progresin e Shqipërisë, ne raport me vendimin për statusin e vendit kandidat. Shqipëria duhet te jape prova konkrete te bashkëpunimit politik per te hequr skepticizmin, qe ekziston ne BE per te, tha kreu i delegacionit të PE-së për Ballkanin, ndersa ka apeluar edhe per organizimin e nje procesi te drejte dhe te rregullt zgjedhor. Kukan kërkon veç te tjerash, qe ne raportin e Kuntis, raporterit per Shqipërinë, te përfshihen edhe amendamentet per hetim te plote, per ngjarjet e 21 janarit dhe te kërkohet zbatimi i ligjit ne rastin e ish-te përndjekurve politike."Jam i mendimit qe qeveria dhe opozita duhet te bashkëpunojnë. Kemi nevoje per me shume prova, per te hequr skepticizmin per situatën ne Shqipëri. Çeshtja e pare jane zgjedhjet, pasi eshte shume e rëndësishme menyra se si ky proces, pra zgjedhjet e lira dhe te drejta do te menaxhohen. Parlamenti Europian veren progresin e kufizuar ne reformen ne gjyqësor dhe i ben thirrje autoriteteve te garantojnë pavarësinë dhe integritetin e nje gjyqësori te lire nga ndërhyrjet politike dhe korrupsioni. PE nënvizon se ngjarjet e janarit 2011, duhet te zbardhen pa vonesa dhe pengesa te mëtejshme dhe përmes hetimeve gjitheperfshirese e te pavarura, dhe procedurash te besueshme gjyqësore. Parlamenti Europian eshte gjithashtu i shqetësuar nga situata e krijuar me ish-te burgosurit politike qe zhvilluan nje greve urie dhe protesta ne rruge. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kompetente te zbatojnë plotësisht ligjin per kompensimin e tyre." Ndersa zoti Kuntis tha: "Shqipëria nuk eshte stabilizuar dhe nuk duhet te harrojmë kushtet, qe nuk jane plotësuar ende. Prandaj do te bemje disa modifikime te vogla per te përfshirë sugjerimet tona. Pasdite do te përpilohet drafti përfundimtar, por nje numer i madh amendamentesh, qe përmendi edhe zoti Kukan, per nje hetim te pavarur per çeshtjen e 21 janarit dhe ato per te përndjekurit politike kane mbështetjen time gjithashtu." Raporti i zotit Kuntis do te plotësohet pasdite me propozimet e reja dhe do te miratohet gjate punimeve te Parlamentit Europian me 22 nëntor ne Strasburg.

Share This Video


Download

  
Report form