CEZ ndërpret energjinë e Ujesjellesave në 4 rrethe - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Mijëra banore nga jugu ne veri mbeten pa uje te pijshëm. Ashtu siç paralajmëroi, kompania çeke CEZ, ka ndërprerë energjinë e Ujesjellesave debitore te katër qyteteve te mëdha, Sarande, Elbasan, Durrës dhe Laç.
Ndërprerja është bere ne orën 9:00 te mëngjesit te se premtes dhe sipas CEZ, Ujesjellesat nuk do te punojnë nese nuk shlyejnë borxhin ndaj kompanisë. Situata e rende e krijuar ne katër qytete, ka vene ne lëvizje krerët e pushteteve lokale e qendrore. Prefekti i Durrësit, Genc Alizoti duke dale ne mbështetje te pushtetit vendor dhe Ujësjellësit e ka cilësuar te padrejte dhe te papranueshme situatën. Prefekti i bën apel CEZ te rilidhe energjinë pasi mbi 400 mije banore te Durrësit jane pa uje. E njejta situate është edhe ne Laç, qytet qe furnizohet me uje nga stacioni i Fushe-Kuqes, ashtu si dhe ujësjellësi i Durrësit. Pa uje te pijshëm ka mbetur qyteti i Elbasanit ndërsa ne Sarande, pas dy ore e gjysme ndërprerje energjia i është rikthyer ujësjellësit. Per te dy veprimet, si ndërprerjen ashtu dhe rikthimin e energjisë, kreu i ujësjellësit te Sarandës, Durim Bajo, thekoi se nuk ishte njoftuar nga CEZ. Me e rende situata eshte ne Fier. Policia ka dale ne mbrojtje te punonjësve te ujësjellësit te cilët kane rrethuar stacionin e pompave qendrore qe furnizon qytetin per te ndalur ndërhyrjen e CEZ. Mësohet se drejtori i CEZ për qarkun e Fierit, është ndaluar nga policia, pas denoncimit nga ndërmarrja e ujësjellësit, se jo vetëm ka shkëputur energjinë e tri komunave, Levan, Ndermenas dhe Topojan, por CEZ ka shkaktuar deme te renda ne stacionin e pompave. Ndërkohë, ne policinë dhe prokurorinë e Vlorës janë bere denoncime nga qytetare dhe ndërmarrja e Ujësjellësit, se nese do te kete ndërkreje ata do te ndërhyjnë vete per zgjidhje. Megjithatë, ne qytetin e Vlorës nuk ka probleme me ujin dhe situata momentalisht është e qete.

Thousands of residents from south to north remained without drinking water. As announced, the Czech company CEZ, has interrupted the power of water debit four major cities, Sarande, Elbasan, Durres and Lac.
Termination is made ??at 9:00 am Friday morning and by CEZ, the water will not work if you do not pay the debt to the company. Grave situation created in four cities, has set in motion the heads of central and local authorities. Mayor of Durres, Genc Alizoti coming out in support of local government and Water has considered unjust and unacceptable situation. Mayor calls on CEZ to reconnect power after more than 400 thousand inhabitants of Durres are without water. The same situation is also in Lac, a city that is supplied with water from the pumping station Fushe-Red, as well as water of Durres. No drinking water has left the city of Manchester and in Saranda, after two and a half hours of power cuts water supply has been restored. For both actions, both terminating and restoring power, water head of Saranda, Patience Bajo, pointed out that it was not notified by CEZ. The worst situation is in Fier. Police brought ...

Share This Video


Download

  
Report form