Fatmir Limaj serish nen hetim - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Një përfaqësues special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur akt-akuzë kundër Fatmir Limajt dhe gjashtë të pandehurve të tjerë për krim të organizuar dhe korrupsion në të ashtuquajturën "Çështje të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit". Misioni Europian për Sundimin e Ligjit ka njoftuar përmes një komunikate për mediat se "veprat penale për të cilat akuzohen këta persona, janë kryer gjatë periudhës 2008-2010, ndërsa pastrimi i parave në vitet 2009-2012. "Të pandehurit, Fatmir Limaj, Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj akuzohen, mes tjerash, për manipulimin e procedurave të tenderave, dhënien e marrjen e ryshfetit dhe pengimin e mbledhjes së provave e dëshmive në lidhje me tre tendera në Ministrinë e Transporteve. Ata akuzohen gjithashtu për përfitime personale", thuhet në komunikatën e EULEX. Dëmi ndaj buxhetit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit llogaritet të jetë rreth dy milionë Euro. Fatmir Limaj akuzohet gjithashtu për mosdeklarimin e parave në kohën që garonte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007, si dhe për vepra të tjera penale.

A special representative of EULEX Kosovo Special Prosecutor filed an indictment against Fatmir Limaj and six other defendants organized crime and corruption in the so-called "Issues of the Ministry of Transport and Communications." European Union Rule of Law Mission has announced through a press release that "the offenses for which the accused these persons have been carried out during the period 2008-2010, and money laundering in the years 2009-2012. "The defendants, Fatmir Limaj, Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florin Zuka and Gani Zogaj charged, inter alia, for the manipulation of tender procedures, giving graft and prevent the collection of evidence of evidence about three tenders of the Ministry of Transport. They are also charged for personal gain, "said the communiqué EULEX.Damage to the budget of the Ministry of Transport and Communications estimated at about two million. Fatmir Limaj is also charged with Failure of money at the time it ran for Pristina municipal elections in 2007, as well as other criminal offenses.

Share This Video


Download

  
Report form