Në ditën e flamurit, motori i famshëm i kërkimit, "Google", i është përgjigjur pozitivisht një peticioni të nënshkruar nga më shumë se 75 mijë persona për vendosjen e flamurit kuqezi dhe të një numri 100, që simbolizon 100-vjetorin e pavarësisë.
Pak sekonda pas mesnatës, kur kalendari shënoi 28 nëntor 2012, imazhi i "Google" ndryshoi, duke u veshur me ngjyrat kuqezi. Fatkeqësisht, këtë ndryshim të "Google", mund ta shohin vetëm ata që klikojnë në www.google.com, nga territori i Republikës së Shqipërisë dhe jo të tjerë në trojet shqiptare apo në diasporë. Peticioni, që është nismë e të riut korçar me banim në Shtetet e Bashkuara, Klajdi Hëna, është pranuar nga drejtuesit e kompanisë Google, faqja e së cilës klikohet nga më shumë se një miliardë persona në ditë. Që kërkesa e Hënës të merrej parasysh, duhej një mbështetje nga të paktën 50 mijë njerëz, shifër që u tejkalua në pak ditë, fal edhe punës së të riut në rrjetet sociale. Kohët e fundit, gjiganti amerikan i teknologjisë, ka aplikuar shpesh herë të ashtuquajturat "doodle", me rastin e festave apo evenimenteve të ndryshme nëpër botë.
On Flag Day, the famous search engine, "Google" has responded positively to a petition signed by more than 75 thousand people for the establishment of red and black flag and a number 100, which symbolizes 100 years of independence.
A few seconds after midnight, when the calendar marked November 28, 2012, the image of "Google" changed, getting dressed in the colors red and black. Unfortunately, this change of "Google", you can see only those who click on www.google.com, the territory of the Republic of Albania and other non-Albanian territories or abroad. The petition, which is an initiative of the young Korça residing in the United States, Klajdi Moon, was accepted by the leaders of Google which page is clicked by more than a billion people a day. Demand the moon be taken into account, had the backing of at least 50 thousand people, a figure that was surpassed in a few days, thanks to the work of young social networks. Recently, the U.S. technology giant, has applied often called "doodle" on the occasion of holidays or events around the world.