Ramush Haradinaj, i pafajshëm - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 31

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka shpallur të pafajshëm dhe liruar nga të gjitha akuzat ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinajn, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn. Gjykatësi Bakone Justice Moloto dha sot vendimin përfundimtar, pas rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për krime lufte ndaj serbëve. Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës. Ata akuzoheshin për trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve në kampin ushtarak të Jabllanicës në periudhën 1 mars deri më 30 shtator të vitit 1998. Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u liruan nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burg për akuzat në fjalë. Rigjykimi, që nisi më shumë dy vjet më parë, erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës, e cila kërkonte të dëgjoheshin deklaratat shtesë të dy dëshmitarëve të rëndësishëm. Ish-kryeministri Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarët e tij do të lirohen sapo të përfundojnë disa procedura teknike dhe më pas do të kthehen në Kosovë. Lirimi i Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij është pritur me festime masive në qendër të Prishtinës. Qindra njerëz ishin mbledhur në sheshin "Nënë Tereza", të cilët, menjëherë pas vendimit të Gjykatës, shpërthyen në fesime, ku nuk mungonin as lotët e gëzimit.

International Tribunal for War Crimes in the former Yugoslavia has acquitted and cleared of all charges former members of the Kosovo Liberation Army, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj and Idriz Balaj. Judge Bakone Justice Moloto today gave the final decision, after the partial retrial held on charges of war crimes against Serbs.
Partial retrial of former Kosovo Liberation Army commander Dukagjin operational area, Haradinaj and his two comrades, Brahimaj and Balaj, was launched in July 2010. They were charged with cruel treatment, torture and murder of prisoners in military camp in Jablanica period 1 March to 30 September 1998. In 2008, Haradinaj and Balaj were acquitted of all charges of war crimes and crimes against humanity, while the third accused Brahimaj was sentenced to six years in prison for the charges in question. The retrial, which began over two years ago, came at the request of the Hague Prosecution, which required additional statements heard two important witnesses. Former Prime Minister Haradinaj and two former fellow will be released once the completed some technical procedures and then will return. Haradinaj's release and his comrades is greeted with mass celebrations in the center of Pristina. Hundreds of people had gathered in the "Mother Teresa", who, immediately after the decision of the Court broke fesime, which lacked neither tears of joy.

Share This Video


Download

  
Report form