Ne katin e dyte te muzeut te Vlorës aty ku 100 vjet me pare Ismail Qemali mblodhi qeverinë e pare shqiptare, janë ulur sot ministrat e kabinetet Berisha.
Ne fjalën e tij shefi i qeverise është përpjekur te flasë me te njëjtat tone si Ismail Qemali, duke kërkuar bashkimin e shqiptareve, e me pas bashkimin e vendit tone me familjen evropiane, ndërsa është kujdesur te theksoje se mes Shqipërisë e Kosovës nuk do te ketë kufij ne te ardhmen. Berisha shprehu dhe gadishmerine për te bashkëpunuar me opozitën e për te votuar tre ligjet e rëndësishme te cilat janë kushte për marrjen e statusit te vendit kandidat, ndonëse nuk ka përmendur ndonjë zgjidhje konkrete për çështjen e Fierit qe mban pezull këto ligje. Nga Vlora Berisha prezantoj dhe një nisme te re ne kuadër te 100-vjetorit , qe synon hartimin e një ligji për ti dhëne shtetësinë çdo shqiptari kudo qe ndodhet. Ndërkohë Berisha nuk kurseu as falënderimet për te gjithë at te cilët iu bashkuan festimeve ne 28 nëntor ne Vlore dhe Tirane. Duke theksuar se mbështetja ndërkombëtare për këtë jubile te shtetit shqiptarë ishte shume e madhe. Gjithashtu kreu i qeverise, i kthyer ne Vlorë pas festimeve për pavarësinë, ka deklaruar se Vlora ka marre investime te mëdha nga viti 2005.
On the second floor of the museum of Vlora, where 100 years ago Ismail Kamal garnered first Albanian government, ministers are sitting today Berisha cabinets.
In his speech, the head of the government has been trying to speak with the same tone as Ismail Kemal, seeking the unification of Albanians, and then our country joining the European family, and was careful to emphasize that between Albania and Kosovo will not have limits in the future. Berisha expressed his willingness to cooperate with the opposition to vote three important laws which are the conditions for obtaining the status of candidate country, although there is no mention of any concrete solution to the issue of Fier that keeps hold of these laws. Vlora Berisha and introduce a new initiative in the framework of the 100th anniversary, which aims to draft a law to give every Albanian citizenship wherever located. While Berisha did not spare thanks to all at who joined the celebrations on 28 November in Vlora and Tirana. Noting that international support for the Albanian state jubilee was immense. Also the head of government, turning in the South after the independence celebrations, said that Vlora has received major investments since 2005.