EURACTIV: Shqipëria nuk e merr statusin - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Shqipëria nuk do të marrë statusin e vendit kandidat. Agjencia europiane e lajmeve "Euractiv", e specializuar në çështjet politike, njofton se ministrat e Bashkimit Europian, të cilët do të mblidhen në Bruksel të hënën e 10 dhjetorit, nuk do t'i japin statusin vendit tonë.
"Euractiv" u referohet burimeve të saj diplomatike në Bruksel. Sipas kësaj agjencie, të paktën një vend i BE-së, që është Holanda, ka kundërshtuar fuqishëm dhënien e statusit Shqipërisë. "Diplomatët perëndimorë kanë thënë për 'Euractiv' se nuk do të marrin një vendim të nxituar për Shqipërinë, duke shtuar se vendi, duhet të bëjë më shumë për të përmbushur 12 kushtet e nënvizuara nga Komisioni Europian në raportin e tetorit. Mbajtja e zgjedhjeve është një çështje shqetësuese. Ndërsa vendi do të mbajë zgjedhjet në qershor të vitit të ardhshëm, vendimi nuk do të merret para se shtetet e Bashkimit Europian të sigurohen se do ta mbahen zgjedhje me standarde demokratike, në mënyrë që votuesit të jenë në gjendje që të zgjedhin një Parlament të ri dhe qeveri, pa tensione dhe probleme." Më 10 tetor të këtij viti, Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit Shqipërisë, nëse do të përmbusheshin tre kushte, që ishin reforma në drejtësi, reforma parlamentare dhe ajo në administratën publike. Këto kushte, nuk janë përmbushur nga politika shqiptare dhe rrjedhimisht, një vendim i tillë i Bashkimit Europian për vendin tonë, është i pritshëm.

Albania will not get the candidate status. European news agency "EurActiv" specialized in political issues, reports that European Union ministers, who will meet in Brussels on Monday 10 December, will not give the status of our country.
"EurActiv" refers to its diplomatic sources in Brussels. According to the agency, at least one EU country, Netherlands, has strongly opposed granting Albania. "Western diplomats have said 'EurActiv' it will not take a hasty decision on Albania, adding that the country must do more to meet the 12 conditions outlined by the European Commission in the October report. The conduct of elections is a matter of concern. While the country will hold elections in June next year, the decision will not be taken before the European Union countries will ensure that elections are held democratic standards, so that voters be able to choose a new parliament and government, without tensions and problems. "on 10 October this year, the European Commission recommended granting Albania if three conditions are met, which were judicial reform, parliamentary reform and public administration. These conditions are not met by the Albanian politics and therefore, such a decision of the European Union for our country is imminent.

Share This Video


Download

  
Report form