1.3 mld $ jashtë Shqipërisë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Një raport i grupit te eksperteve të anti-korrupsionit, "Global Financial Integrity" tregon se në periudhën kohore 2005-2010, nga shqiperia kane më shumë se 1.3 miliardë Dollarë. Zëdhënësi i këtij grupimi me qender në Uashington, Klark Gaskoin, tha për "Balkan Insight", se mendohet që 60 për qind e këtyre parave kane si origjine evazionin fiskal, 35 për qind vijne nga aktivitetet kriminale dhe pesë për qind nga korrupsioni. "Global Financial Integrity", që përdor të dhëna zyrtare të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, njofton se vetëm përgjatë 2008-ës, janë transferuar jashtë Shqipërisë, 405 milionë Dollarë para të paligjshme, ndërsa mesatarja e viteve të tjera është 131 milionë. "Është një sasi e madhe parash për një shtet si Shqipëria, dhe nese kjo shume do te kishte qëndruar brenda vendit, mund të ishte përdorur në infrastrukturë, arsimim, apo në lehtësimin e varfërisë së qytetarëve", tha Gaskoin. Në shkrimin e saj, agjencia "Balkan Insight" thekson, se të dhënat e publikuara nga "Global Financial Integrity" I perkasin ardhjes në pushtet të kryeministrit Sali Berisha në vitin 2005, i cili sipas saj, premtoi tolerancë zero ndaj korrupsionit. Megjithatë, vijohet në shkrim, qeveria e qendrës së djathtë është përfshirë në një sërë skandalesh korruptive, që shkojnë deri në nivelet më të larta të pushtetit. "Balkan Insight" citon edhe raportin e 2012-ës së "Transparency International" mbi perceptimin e korrupsionit, që e përshkruan Shqipërinë, si një nga vendet me me shume korrupsion ne Europë.

A report of the expert group of the anti-corruption, "Global Financial Integrity" shows that in the period 2005-2010, from nigeria have more than 1.3 billion dollars. Spokesman of the group with headquarters in Washington, Clark Gaskoin, told "Balkan Insight," it is believed that 60 percent of the money they have as tax evasion origin, 35 percent come from criminal activities and five percent by corruption.
"Global Financial Integrity," which uses official data from the World Bank and International Monetary Fund reports that only through 2008, have been transferred abroad, 405 million dollars illegal money, while the average of other years is 131 million. "It's a tremendous amount of money for a country like Albania, and if this amount would have stayed at home, could be used in infrastructure, education, or poverty alleviation of the citizens," said Gaskoin. In her writing, the agency "Balkan Insight," points out that the data published by the "Global Financial Integrity" I belong to the coming to power of Prime Minister Sali Berisha in 2005, which according to her, promised zero tolerance for corruption. However, proceeding in writing, the center-right government has been involved in a series of corruption scandals, ranging up to the highest levels of government. "Balkan Insight," states the report from 2012 of "Transparency International" corruption perception, which describes Albania as one of the countries with the most corruption in ...

Share This Video


Download

  
Report form