Qeveria merr borxh serish - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 3

Edhe pse vetëm pak ditë më parë, ministria e financave mori afro 27 miliard lekë hua në tregun e brendshëm, javën e ardhshme qeveria sërish do të hapë një ankand për bono thesari. Këtë herë shuma që kërkon ekzekutivi,është 15 miliard lekë. Në një njoftim për shtyp nga ministria e financave, thuhet se ditën e martë banka e Shqipërisë zhvillon ankandin ku do të shiten bono me afat maturimi 3 mujor dhe 12 mujor.
Marrja e parave borxh në tregun e brendshëm, rrit kostot e financave, për të shlyer borxhin publik, pasi norma e interesit është më e lartë, se huatë që japin institucionet financiare ndërkombëtare. Aktualisht norma e interesit për bonot me afat 1 vjeçar ka arritur 6.6%, nga 6.08 që ishte para disa javësh. Sipas ekspertëve rënia e kërkesës së individëve apo bankave, për të investuar borxhin e qeverisë, rrit automatikisht edhe normën e interesit. Ky është ankandi i dytë, që realizohet brenda janarit. Më parë qeveria mori hua, e detyruar nga situata financiare, e vështirësuar si pasoje e fillim vitit dhe pjesa më e madhe e tatimeve dhe taksave arkëtohen ne fund të muajit. Jo më larg se te shtunën shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë Nadeem Ilahi e cilësoi borxhin publik të vendit, si më të lartin në rajon, ndërkohë që nga ana tjetër e konsideroi të rrezikshëm, pasi pjesa më e madhe e tij është afatshkurtër. Kjo te thotë se në të ardhmen mund të krijojë pamundësi shlyerje. Situata ekonomike në vend ka ndikuar edhe në uljen e të ardhurave për buxhetin e shtetit, pasi realizimi i tyre rezulton si më i dobëti ne 10 vitet e fundit. Nisur nga kjo shoqatat e biznesit ngrenë shqetësimin, se janë krijuar probleme të shumta me gjobat dhe keqinterpretimin e ligjit,nga ana e organeve tatimore. Sipas bizneseve kjo situatë mund të ndikojë në largimin e investitorëve të huaj, që operojnë në Shqipëri.

Although only a few days ago, the Ministry of Finance took nearly 27 billion in domestic loans, next week the government will again open an auction for Treasury bills. This time the amount that requires the executive, is 15 billion. In a press release from the Ministry of Finance, said that on Tuesday, the Bank of Albania develops where the auction will be sold bonds with maturities of 3 months and 12 months.
Making money in domestic debt, increased financial costs, to repay public debt, because the interest rate is higher than loans that give international financial institutions. Currently the interest rate on 1-year term bonds reached 6.6%, up from 6.08 which was a few weeks ago. According to experts, the fall in demand of individuals and banks to invest government debt increases the interest rate automatically. This is the second auction, which takes place in January. Previously received government loans, forcing difficult financial situation due to the beginning of the year and the majority of taxes are collected at the end of the month. No later than Saturday IMF mission chief for Albania Nadeem Ilahi considered the country's public debt, the highe...

Share This Video


Download

  
Report form