Kuvendi kontroll SHISH-it - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Mazhoranca dorëzon ne Kuvend draftin "Për mbikëqyrjen parlamentare te shërbimeve informative dhe te sigurisë", qe mban firmën e deputetit Leonard Demi.
Nisma i eshte dorëzuar kryetares se kuvendit Jozefina Topalli dhe përmban 31 nene, bashke me nje relacion shoqërues. Vizion Plus ka siguruar nje kopje te projektligjit, qe si qellim themelor ka mbikëqyrjen e ligjshmërisë per aktivitetin, buxhetin dhe shpenzimet financiare, te organeve inteligjente. Drafti parashikon qe kontrollin ta ushtroje nje Nenkomision parlamentar, i cili ngrihet nga anëtarët e komisionit te Sigurisë. Ai do te kete 5 anetare, ku drejtimi i takon përfaqësuesit te opozites, ndersa mazhoranca do te kete 3 deputete. Anetaret e ketij nenkomisioni jane te detyruar, sipas drafttit, te mbrojne te dhenat e klasifikuara Sekret shteterore. Tek kapitulli per Kompetencat, percaktohet qe nenkomisioni mund te informohet per detyrat qe u jane ngarkuara sherbimeve sekrete, sic jane numri i personave nen pergjim, arsyet, periudhat kohere te interceptimit, apo per parregullsi te verejtura ne kete aktivitet. Gjithashtu detyrohet qeveria, ministrite apo autoritetet shteterore qe ti sigurojne informacionin e kerkuar nenkomisionit, por ketu perjashtohen gjykatat. Punonjesit e sherbimeve, mund t'i ofrojne informacion nenkomisonit, per shkelje te pretenduara, duke iu siguruar anonimati. Por drafti parashikon edhe raste kur drejtuesi i nje sherbimi informativ refuzon te jape te dhena, kur informacioni eshte siguruar nga nje shtet huaj, apo kur ekspozimi i informacionit mund te paragjykoje nje ndjekje penale. Kuvendi ngarkohet te miratoje rregulloren e nenkomisionit, brenda 6 muajsh nga hyrja ne fuqi e ligjit. Miratimi i kesaj nisme ligjore, eshte kerkuar me force nga opozita. Por te kontaktuar nga vizion plus, anetaret e majte te Komisionit te sigurise shprehet mosbesues per miratimin e projektligjit brenda kesaj legjislature.

Share This Video


Download

  
Report form