Rama dy ore me ambasadoret - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Kreu i socialisteve Edi Rama ka siguruar shqiptarët se do të bëhet gjithçka që vota e tyre të mos preket në 23 qershor. Pas një takimi rreth 2 orësh me ambasadorin e BE-së në Shqipëri dhe përfaqësuesve të tjerë të unionit Rama u shpreh se kryefjala e kësaj mbledhjeje, kanë qenë zgjedhjet parlamentare, e sipas tij, shqiptarët kësaj here nuk do të jenë vetëm, por do të kenë mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare. Më tej kreu i opozitës tha se në vëmendje të takimit ishin edhe shqetësimet e ambasadorëve lidhur me retorikat nacionaliste. Shqetësimet e socialistëve i konfirmoi edhe ambasadorja gjermane Carola Muller Holtekemper. Sipas saj shqetësim kryesor i kësaj force politike është mbarëvajtja e zgjedhjeve elektorale. Rama shoqërohej në këtë takim nga deputetët Gjiknuri dhe Bushati. Një mbledhje e tille, vjen një dite pasi ekspertet e Partisë Socialiste dorëzuan ne Gjykatën Kushtetuese ankimimin për ndarjen e mandateve. Ky vendim u mor me votim ne Kuvend,pasi KQZ nuk mundi ti japë zgjidhje këtij debati. Por opozita pretendon se Parlamenti nuk është institucioni kompetent për te votuar mbi ndarjen e mandateve dhe kjo është një shkelje e kodit zgjedhor.

Socialist leader Edi Rama has provided Albanians will become everything intact their votes on June 23. After a 2 hour meeting EU ambassador to Albania and other union representatives Rama said that the subject of the meeting, there were parliamentary elections, according to him, this time Albanians will not be alone, but will have the support of international institutions. Further opposition leader said that the focus of the meeting were the ambassadors concerns associated with nationalist rhetoric. Socialists concerns confirmed German Ambassador Carola Muller Holtekemper. According to her main concern of this political force is the progress of elections. Rama was accompanied at the meeting by MPs Gjiknuri and Bushati. One such meeting comes a day after experts Socialist Party filed in the Constitutional Court an application for the allocation of seats. This decision was made by a vote in Parliament, after the CEC did not give a solution to this debate. But the opposition claims that the Parliament is not competent institution to vote on the allocation of seats and it is a violation of the electoral code.

Share This Video


Download

  
Report form