Plani urbanistik i Tiranës - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 28

Këshilli Kombëtar i Territorit se Shqipërisë i ka dhënë sot dritën jeshile planit urbanistik te Tiranës, që do të bazohet sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës Luzim Basha në dy drejtime kryesore, transparencën dhe gjithëpërfshirjen."Plani i Tiranës Metropolitane" shtrihet në 8 njësi vendore, dy nga të cilat bashki dhe 6 komuna. Me këtë plan rivendoset hierarkia e strukturës urbane që nis nga blloku, duke avancuar me lagjet e njësitë administrative. Plani parashikon krijimin e 7 poleve të zhvillimit të Tiranës që nisin që poshtë Stacionit të Trenit dhe që merr hov me zbatimin e projektit, për Bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Në Kombinat është parashikuar dhe akomodimi i disa funksioneve sportive, me sfond olimpik.
Ndërsa, poli veri-perëndimor parashikohet forcimi i funksionit arsimor të Kodër -Kamzës. Vëmendje i është kushtuar rrjetit rrugor dhe transportit. Tirana do të ketë rrjet prej 5 unazash si dhe një linje tramvaj përveç autobusëve. Në planin urbanistik janë parashikuar 4 parqe të tjera Farka, Kashari, Vaqarri dhe Paskuqani. Plani Ubanistik parashikon zgjerim te territorit përtej vijës së verdhë të kryeqytetit, duke mos kushtëzuar dhe periferitë të ndërtuara pas viteve 90. Ruajtja e vendeve autoktone te Tiranës si dhe shfrytëzimi i nëntokës janë një tjetër çështje qe parashikon plani. 5000 parkingje nëntokësore janë parashikuar ne plan si dhe krijimin e disa rrugëve të reja hyrëse dhe dalëse për lehtësimin e trafikut. Ne mbledhjen e sotme te KKRT-se, kryeministri Berisha ka akuzuar kryetarin e PS Edi Rama se ne kohen kur ka mbajtur postin e kryetarit te bashkisë, ka mbajtur peng planin urbanistik te Tiranës. Në reagimin e tij në Twiter, kryetari Edi Rama shkruan se "grabitësit e mandatit nuk do ta rrënojnë dot Tiranën me klientelen dhe mediokritetin e tyre. Për pak muaj Tirana do te behet qendra e rilindjes shqiptare" mbyll mesazhin e tij Rama .Por Berisha ka shkuar dhe me tej kur ka akuzuar ish presidentin Bamir Topi se shiti karrigen për tre leje ndërtimi ne Tirane. Në reagimin e tij ,FRD i kërkon Berishës të provojë akuzat ose të përballet me drejtësinë.

Share This Video


Download

  
Report form