Maqedoni, fushata e partive shqiptare - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni ka vijuar fushatën elektorale në Kërçovë. BDI garon në këtë komunë me kandidatin Fatmir Dehari. Në fjalën e tij, kreu i kësaj force, Ali Ahmeti i ftoi votuesit të përkrahin BDI-në, pasi sipas tij, fitorja në zgjedhjet e 24 marsit do të jetë përcaktuese për shqiptarët. Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin e radhës në Cërnilishtë të komunës së Dollnenit, ku u prezantua programi partiak për zgjedhjet lokale. Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi apeloi që shqiptarët të votojnë partinë që ai drejton me qëllim që të sfidohet dëshpërimi dhe pozita e përkeqësuar e shqiptarëve në Maqedoni. Të shtunën e 9 marsit do të mbahet edhe konventa promovuese e partisë tjetër shqiptare, Rilindjes Demokratike Kombëtare, të drejtuar nga Rufi Osmani.

Democratic Union for Integration in Macedonia continued in Kicevo election campaign. DUI compete in this municipality Fatmir candidate Dehari. In his speech, the head of this force, Ali Ahmeti called on voters to support DUI, for after his victory in the March 24 elections will be decisive for the Albanians. Meanwhile, the Albanian Democratic Party held a rally next Cërnilishtë Dolneni municipality, where the party program was introduced for local elections. DPA leader Menduh Thaci urged Albanians to vote for the party that he leads in order to be challenged despair and worsening position of Albanians in Macedonia. Saturday March 9th will be held promotional conventions of other Albanian party, the National Democratic Renaissance, led by Rufi Osmani.

Share This Video


Download

  
Report form