Nishani takon krerët e grupeve - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti i republikës nisi konsultimet me partitë politike per emërimet ne gjykatën kushtetuese dhe ne gjykatën e larte. Kjo procedure e ndjekur nga kreu i shtetit është vlerësuar nga PD, e cila pati një konflikt 4-vjeçar me paraardhësin Bamir Topi pikërisht për shkak te refuzimit te tij për te konsultuar dekretet për anëtaret e institucioneve te pavarura. Kreu i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi sqaroi se ne takim nuk është diskutuar për emra por per kritere dhe PD kërkon qe kandidatet te kenë integritet te larte moral dhe profesional.
Por përtej kritereve partia socialiste ka ngritur shqetësimin me ngercin e krijuar me këto institucione për shkak te konfliktit presidence-maxhorance. Sipas kreut te grupit parlamentar te PS Gramoz Ruci, vakancat ne gjykatën kushtetuese krijohen ne 21 maj, prandaj kreu i shtetit nuk mund te shpalle dekretet para kësaj date, kërkese kjo qe nëse dëgjohet nga presidenti ia delegon maxhorances se ardhshme miratimin e anëtareve te kushtetueses pasi parlamenti shpërndahet ne fillim te muajit maj. Pretendimi i Ruçit bazohet tek vendimi i gjykatës kushtetuese i vitit 2011 e cila deklaroi se 3 anëtare te saj duhet te rrije ne detyre përtej mandatit edhe 3 vjet, qe te respektohet rotacioni i sanksionuar ne ligjin themeltar te shtetit; dhe ky afat 3-vjeçar plotësohet ne 21 maj. Një tjetër shqetësim i ngritur nga PS është bllokimi ne parlament i dekretit te presidentit per emërimin e Artan Hoxhes ne gjykatën kushtetuese, pas dorëheqjes se Petrit Plloçit, dekret i cili nuk është marre ne shqyrtim prej 8 muajsh. Ndërkaq kreu i grupit parlamentar te LSI Lefter Koka dhe kryerepublikani Mediu kane deklaruar se ne takim është folur ne parim për kriteret qe duhet te plotësojnë anëtaret e dy gjykatave. Aktualisht ne Gjykatën Kushtetuese iu ka përfunduar mandati Admir Thanzes, Xhezair Zaganjorit dhe Petrit Plloçit i cili një vit me pare dha dorëheqjen. Presidenti nishani pritet te emëroje 2 anëtare për këtë gjykate, duke respektuar dekretin e paraardhësit te tij per anëtarin e trete. Ndërkaq presidenti pritet te dekretoje edhe zëvendësuesin e Shpresa Becajt te cilës gjithashtu i ka përfunduar mandate. Juristi Sokol Hazizaj mendon se presidenti Nishani nuk duhet te beje emërime ne dy gjykatat, para zgjedhjeve te 23 qershorit.

As he warned the president of the republic began consultations with political parties for appointments to the Constitutional Court and the Supreme Court. This procedure followed by the head of state was assessed by the DP, which had a 4-year-old conflict with the predecessor Bamir Topi precisely because of his refusal to consult judgments for members of independent institutions. DP parliamentary group leader Astrit Patozi explained that the meeting was not discussed but the names and PD criteria require candidates to have high moral integrity and professional.
But beyond the criteria socialist party has raised concerns over the stalemate created by these institutions due t...

Share This Video


Download

  
Report form