Maqedoni, rezultatet e para zyrtare - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 6

Pas verifikimit të plotë të materialeve zgjedhore, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni shpalli mbrëmë rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve lokale.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko theksoi se në 51 komuna është mbyllur votimi që në raundin e parë, ndërsa në 29 komuna dhe në Shkup do të mbahet raundi i dytë. Komisioni ka shpallur edhe rezultatet për mandatet e këshilltarëve në 80 komuna, ndërsa sot do të publikohen rezultatet për kryeqytetin. Balotazh do të zhvillohet për qytetin e Shkupit ku në garë janë kandidati i VMRO-DPMNE, Trajanovski dhe kandidati i opozitës së udhëhequr nga LSDM, Makraduli. Balotazh do të ketë edhe në komunat me kandidatë shqiptarë si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Haraçinë, Bërvenicë, Vrapçishtë, Tearcë, Studeniçan e Resnjë. Ndërsa partitë maqedonase, betejën zgjedhore në raundin e dytë do ta zhvillojnë në Manastir, Kumanovë, Veles, Berovë, Butel, komunën Qendër, Gjorçe Petrov, Karposh, Koçan, Kavadarc dhe Dellçev. Sipas analistëve, beteja më e fortë në raundin e 7 prillit, do të jetë ajo për Strugën, ku shqiptarët do të tentojnë që përmes bashkimit, të mposhtin një tjetër rival maqedonas, siç bënë për Kërçovën. Kandidati i PDSH-së, Ziadin Sela, gëzon edhe mbështetjen e BDI-së dhe RDK-së në këtë garë kundër Vladimir Koçovskit nga VMRO-DPMNE, i cili mbështetet edhe nga LSDM. Me marrjen e nëntë mijë e 300 votave, që në raundin e parë shkuan për BDI-në, Sela projektohet si fitues i Strugës, duke shënuar në këtë mënyrë një tjetër triumf të shqiptarëve. Sa i përket garës mes vetë partive shqiptare, beteja më e madhe zhvillohet për Tetovën, mes Teuta Arifit të BDI-së dhe Sadi Bexhetit të PDSH-së. Ndërsa në Gostivar, kreu i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani do të tentojë të marrë një tjetër mandate, përballë Nevzat Bejtës të BDI-së.

After thorough verification of election materials, the State Election Commission in Macedonia announced yesterday the results of the first local election official.
SEC Chairman Boris Kondarko said that in 51 municipalities closed voting in the first round, while in 29 municipalities and Skopje will be the second round. The Commission has announced the results for the mandates of members in 80 municipalities, and results will be published today for the capital. Runoff will be held in the city of Skopje, where the race are VMRO-DPMNE candidate Trajanovski and SDSM-led opposition candidate, Makraduli. Runoff will also occur in municipalities with Albanian candidates in Tetovo, Gostivar, Struga, Aracinovo, Brvenica, Vrapciste, Tearce, Studenicani Resen. While Macedonian parties, electoral battle in the second round will develop in Bitola, Kumanovo, Veles, Berovo, Butel Municipality Centre, Gorce Petrov, Karposh, Kocani Kavadarci and Delchev. According to analysts, the battle stronger in round 7 April, will be it for Struga, where Albanians attempt by the union to surpass another Macedonian rival, as they did for Kicevo. Democratic candidate, Ziadin Sela, enjoys the support...

Share This Video


Download

  
Report form