Kalon ligji mbi territorin - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Komisioni i Ligjeve miratoi ne parim edhe me mbeshtetjen e opozites, ndryshimet ne projektin per planifikimin e territorit.
Sipas te majteve, industria e ndërtimit per afro 4 vite ka qene e bllokuar pasi pushteti vendor nuk kishte mundesi te hartonte projekte per territorin qe kishte nen administrim, pa u vendosur nga Keshilli kombëtar i Territorit qe drejtohet nga kryeministri. Socialistet shprehen rezerva per nenin, qe ia jep qeverise kompetencën per te caktuar perberjen e këshillave teknike prane drejtuesve te njesive vendore. Bashkim Fino tha se ky eshte cenim i pavarësisë se autoriteve lokale. Ndersa shoqata e Arkitekteve propozoi te kete anetare ne këshillin teknik. "Konsiderata jone eshte se ligji nuk u arrit te ngrihej ne nivelin e dokumentit e parapriu per planifikimin e territorit. Edhe me keto drafte, nuk jane te plota ndërhyrjet. Nuk ezauron gjithe problematiken qe ka kjo fushe. Arkitektet nuk jane te perfshire ne kete sektor, sepse keshilli teknik duke u emeruar nga kryetari ata nuk bejne dot oponence, te kishim edhe ne 1 ose 2 anetare." Ndersa sipas besnik Fuçise: "Ky ligj, ne nje kohe te shkurter ndihmoi njesite vendore, te mbyllnin masterplanet. Ne ligj te shtohet nje sanksion per firmat qe zbatojnë projektin. Nuk eshte nje ligj integral qe përfshin gjithe sektorin e ndertimit. Por ka edhe disa rregullore, per detajojnë problematiken. E reja e ligjit eshte se do kete edhe plane te detajuara vendore, te pjesshme qe mund ti beje bashkia me këshillin teknik." "U nisem te benim nje ligje ne 2009, vume nje rregull te forte qe nuk i jepte mundësi pushtetit vendor te jepte leje, por qe nga 2009 e stopuam industrinë e ndërtimit si kemi dhene frymëmarrje. Kjo duket edhe te te ardhurat e munguara tek pushteti lokal. Keto ndryshime, i japin mundësi komunes e bashkise te riaktivizojnë industrinë e ndërtimit, por duhet pavarësi te pushtetit vendore nga qeveria." -- tha Fino. Nder ndryshimet e kontestuara nga opozita, eshte fakti qe qeveria do te caktoje edhe procedurat edhe përbërjen e Keshillit teknik prane njesive lokale, i cili vendos per politikat e planifikimit te territorit. Ligji per planifikimin e territorit, eshte miratuar ne prill te 2009, ndersa ndryshimet e fundit prekin 30 nene te ligjit, ose 1/3 e tij.

The Law Commission approved in principle, with the support of the opposition, changes in project planning.
According to the left, the construction industry for nearly 4 years has been blocked because local authorities did not have the opportunity to draw up projects for the territory that was under their administration, without being set by the National Council of the Territory was headed by the prime minister. Socialists expressed reservations about section, which gives the government the power to set the composition of technical advice at the leaders of local units. Fino union said it is a violation of the independence of local authorities. While the Architectural Association have proposed technical council member. "Our co...

Share This Video


Download

  
Report form