Çuçi dhe Manjani, pozicioni për KQZ dhe KZAZ - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Dy partite kryesore te opozites, PS dhe LSI këmbëngulin ne paligjshmërinë e kërkesës se maxhorances per lirimin nga detyra te nje anëtari te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Sipas Bledar Çuçit, nënsekretar per çeshtjet zgjedhore ne PS, argumentat për balanca politike ne KQZ jane te pavlefshme pasi KQZ, është ndërtuar si institucion i pavarur. Ne te njejten linje nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani thekson, se nuk do te kete kompromis politik ne dem te ligjit, pasi mandati i Ilirjan Muhos nuk mund te ndërpritet. Sipas Manjanit nuk do te kete nje kërkese per zëvendësimin e anetarit te PBDNJ, me nje përfaqësues te LSI, pasi ndryshimet ne KQZ, jane te paligjshme. Situata paraqitet ndryshe ne komisionet e nivelit te dyte, riformatimi i te cilave kërkohet gjithashtu nga maxhoranca. Sipas Çuçit dhe Manjanit kërkesa per balancim politik qëndron, por duhet pritur zyrtarizmi i koalicioneve. Lëvizja e LSI drejt aleancës me PS ka bere qe aktualisht shumica e anëtarëve ne KQZ t'i takoje opozitës, 4 me 3. Ne rast se maxhoranca me forcën e kartonit diten e hene miraton lirimin e Ilirjan Muhos dhe emërimin e nje prej kandidaturave te PR, ajo rimerr shumicën ne këtë institucion. Ndërkohë, qe levizjet ne komisionet e nivelit te dyte pritet te jene me te forta. Aktualisht opozita dominon KZAZ 5 me 2 ne 45 te tilla dhe 4 me 3 ne 44 kzaz e tjera. Emerimi i nje anëtari te PR, ne vend te përfaqësuesit te LSI, do te pasohet me shkarkimin e përfaqësuesve te PBDNJ, per t'i dhene serish komisioner LSI-së.

Share This Video


Download

  
Report form