Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen e arritur në dialogun me Serbinë. Me 89 vota pro, pesë kundër dhe një abstenim, ligjvënësit kosovarë pranuan paktin e nënshkruar nga Thaçi në Bruksel, që synon normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Vendimi është marrë gjatë një seance të jashtëzakonshme, që nisi mbrëmjen e së dielës dhe përfundoi në orët e para të së hënës. Seanca u shoqërua me debate të ashpra dhe tensione, pasi deputetët e Vetëvendosjes u munduan të pengonin votimin. Ata e cilësuan paktin e arritur, si shumë të dëmshëm për të ardhmen e Kosovës. Pakti i Brukselit u miratua formalisht këtë të hënë edhe nga qeveria e Kosovës. Ndërkohë, edhe qeveria serbe ka miratuar sot paradite marrëveshjen e firmosur të premten. Miratimin e marrëveshjes, kryeministri Daçiç ia ka konfirmuar përmes një bisede telefonike edhe baroneshës Eshton. Vetë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, si dhe komisioneri për zgjerimin, Shtefan Fyle, raportojnë sot para ministrave të Jashtëm të BE-së, për rezultatet e dialogut. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i kryediplomatëve europianë, pritet të vendosë edhe për datën e nisjes së negociatave për anëtarësim të Serbisë dhe Maqedonisë.
Kosovo Assembly ratifies the agreement reached in the dialogue with Serbia. With 89 votes in favor, five against and one abstention, Kosovo lawmakers agreed pact signed by the Minister in Brussels, aimed at normalizing
The decision was taken during an emergency session, which began Sunday evening and ended in the early hours of Monday. The session was followed by heated debate and tension, as deputies tried to hinder the self-determination vote. They described the pact reached as very detrimental to the future of Kosovo. Brussels Pact was formally approved Monday by the Kosovo government. Meanwhile, the Serbian government has approved the agreement signed today morning on Friday. Approval of the agreement, Prime Minister Dacic has confirmed through a phone conversation and Baroness Ashton. Self High Representative of the European Union, and EU Commissioner for Enlargement, Stefan Fule, report today before the Foreign Ministers of the EU, the results of the dialogue. At today's meeting, Near European Council is expected to decide the date for the start of negotiations for membership of Serbia and Macedonia.