Bamir Topi për koalicionet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Fryma e Re Demokratike le një shteg të hapur për koalicion deri ne orët e fundit të parashikuara nga kodi zgjedhor për tu regjistruar në KQZ. Kryetari i kësaj partie politike, ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për emisionin "Zip", thotë se vendimi për të dale nën siglën e një koalicioni do të merret vetëm në përputhje me parimet tek të cilat FRD sipas tij nuk toleron. "...Nuk bëjmë koalicion parazgjedhor me partitë e vjetra...koalicioni mbi baze parimesh dhe jo pragmatik." Në këtë bisede, z. Topi u ndal gjerësisht edhe tek situata politike në vend, ku nënvizoi nevojën për të ridimensionim të së djathtës mbi bazën e programeve. "Ne nuk synojmë përçarjen e të djathtës, ajo duhet riformatuar...jo se kështu bëri e majta, por sepse ka ardhur koha që politika të funksionojë e tillë." Ish-kreu i Republikës një kritike të fortë lëshoi mbi parlamentaret, që sipas tij një pjesë e mirë e tyre nuk janë në lartësinë e detyrës së ngarkuar nga populli. Ai shtoi se rezultati i FRD do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve ndërsa vete ka vendosur të kryesojë listën e kryeqytetit.

New Democratic Spirit let a path open to coalition until the last hours of the election code provided by the CEC to register. Chairman of the party, former President Topi in an interview for the show "Zip", says the decision to come under the banner of a coalition will only be taken in accordance with the principles according to which it does not tolerate FRD. "... Do not pre-election coalition with the old ... coalition parties on the basis of principles rather than pragmatic." In this conversation, Mr.. Topi also focused on the political situation in the country, which underlined the need to resize to the right on the basis of programs. "We do not intend to disrupt the right, it should reformat ... not that the left did so, but because it is time for such policies work." Former head of the Republic issued a strong criticism on parliamentarians, according to him a Much of them are not up to the task assigned by the people. He added that the outcome of the FRD will be surprises in this election and has established himself head the capital.

Share This Video


Download

  
Report form