Jane 5 drejtues te pushtetit vendor dhe prefektë te cilet duhet te dorehiqen nga postet per shkak kandidimit per deputete ne zgjedhjet e 23 qershorit; 3 i perkasin partise ne pushtet PD-së, dhe 2 partise Socialiste. Neni 63 i kodit zgjedhor sakteson se nuk mund te kandidojne per mandatin e deputetit pa hequr me pare dore nga detyra: kryetarët e bashkive dhe të komunave, prefektët si dhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve. Per shkak te precedentit te krijuar ne vitin 2009 me Gert Bogdanin dhe Lefter Maliqin dhe disa drejtues te tjere te pushtetit vendor, te cilet sipas partise Socialiste, mbajtën postet e tyre edhe pas kandidimit; çeshtje te cilen socialistet e çuan deri ne gjykate Kushtetuese; koalicioni i vëzhguesve vendore thekson, se zbatimi i ligjit eshte i rendesishem per mbarevajtjen e procesit zgjedhor. Te kontaktuar nga Vizion Plus prefektet Keltis Kruja, Voltana Ademi si dhe kryebashkiaku i Bulqizës konfirmojne, se e kane dhene dorëheqjen, e cila eshte e depozituar tashme ne KQZ. Dorëheqjen e ka dhene edhe socialistja Lindita Nikolla, e cila drejtonte minibashkine nr. 1 ne tiranë. Nderkaq ne listat e kandidateve per deputet te PD ka shume emra qe jane ne krye te institucioneve te rendesishme te shtetit, te cilet nuk e kane dhene dorëheqjen pasi ligji nuk i detyron; por ka nje precedent moral i cili nuk u ndoq me, i vendosur ne zgjedhjet e 2005 me Andis Harasanin dhe Shpetim Idrizin, te cilet dhanë dorëheqjen nga postet qe mbanin duke u futur ne fushate si te barabarte, me kandidatet e tjerë.