Interesi i bonove në minimum - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Muaji maj shënoi për herë të parë edhe interesin më te ulët për investimin në bono thesari. Ankandi i fundit i Bankës së Shqipërisë çoi në vlerën 5.9% interesin e borxhit të brendshëm të qeverisë, një rënie që ka filluar të vijojë që prej muajit shkurt. Sipas ekspertëve, efektet e krizës ekonomike kanë ngushtuar mjaft hapësirat për investime të reja për biznesin dhe individët, në një kohë që edhe rënia e kreditimit nga ana e bankave ka bërë që një sasi të konsiderueshme të parave të tyre të shkojnë për bono thesari. Një tjetër arsye që ka ndikuar në uljen e kostos së borxhit qeveritar është edhe politika lehtësuese që ka ndjekur Banka Qendore për normën e interesit të lekut. Në fillim të vitit kërkesa e lartë e ministrisë së Financave për financimin e borxhit çoi në 6.6% normën e interesit për bonot e thesarit, ndërkohë që në harkun kohor të një viti kjo përqindje ra më 1.4 pikë.

May marked the first time the low interest to invest in government bonds. The last auction of the Bank of Albania led to the 5.9% interest value of domestic government debt, a decline that started attending since February. According to experts, the effects of the economic crisis have narrowed enough space for new investments for business and individuals, at a time when the decline of lending by banks has led to a significant amount of their money go to Treasury bonds. Another reason that has contributed to reducing the cost of government debt is easing policy that followed the Central Bank interest rate rate. At the beginning of the high demand of the Ministry of Finance for debt financing led to the 6.6% interest rate on treasury bills, while over the course of a year it fell 1.4 percentage points.

Share This Video


Download

  
Report form