Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur zyrtarisht përgatitjet ne prag te takimit eliminator te 7 qershorit kundër Norvegjisë, ne "Qemal Stafa". Nen urdhrat e teknikut De Biasi ishin 17 lojtare ndërkohë qe portieri Etrit Berisha do te vije ditën e premte pasi sot luan me skuadrën e tij, Kalmar. Dy emrat e rinj te kombëtares jane Jurgen Gjasula dhe Asdren Llullaku. Po kështu ne datën 3 qershor priten te grumbullohen edhe 8 futbolliste te tjerë. Mungesa lidhet me impenjimet me skuadrat e tyre respektive, por edhe me dritën jeshile qe pritet te ndeze UEFA për shkak te aktivizimit me skuadrat e 19 dhe 21-vjeçareve te Zvicrës, si ne rastin e Abrashit dhe Vullnet Bashes. Stërvitja e pare ka zgjatur 120 minuta ndërsa tekniku italian është munduar te shikoje formën fizike te çdo lojtari. Preokupimi me i madh për De Biasin është se kush do te jete ne qendër te mbrojtjes pas mungesës se kapitenit Lorik Cana. Ne disa minuta loje skuadra është ndare ne dy grupe ku ne njërin krah ne qendër te mbrojtjes ka qene dyshja Curr-Teli, te ndihmuar nga Arapi ne te djathte e Dallku ne te majte, ndërsa ne anën tjeter Mavraj Osmani. Kunder Norvegjisë, Shqipëria vjen me mungesa te rëndësishme si Cana, Meha, Andi Lila, Kukeli dhe Roshi ndërkohë qe afrimi edhe i disa futbollisteve te tjerë per here te pare me Shqipërinë si: Abrashi, Kace, Ilir Berisha, Vullnet Basha pritet te balancoje raportet.

Share This Video


Download

  
Report form