Presidenti Nishani takime në Gjermani - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Për Gjermaninë, një nga vendet kryesore të BE-së, nuk mjafton vetëm objektivi për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri, por duhen bindur edhe pjesëmarrësit në to, për një proces të pakontestueshëm. Mesazhi është dhënë nga kryetari i Parlamentit gjerman, Norbert Lamert, gjatë një takimi në Berlin me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Kreu i shtetit zhvilloi një vizitë zyrtarë në Gjermani. Lamert u ndal edhe tek investimet e huaja në vendin tonë. Sipas kryeparlamentarit gjerman, niveli i lartë i korrupsionit është pengesë në këtë fushë dhe se vetëm luftimi me vendosmëri i tij, mund të ndryshojë tablonë. Pengesë tjetër për këto investime, sipas Lamert, është edhe paqëndrueshmëria politike. Në takimin e Nishanit me homologun e tij gjerman, Joakim Gauk, temë kryesore e bisedës ishte perspektiva europiane e Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Berlin, Nishani u takua edhe me përfaqësues të biznesit gjerman dhe të Shoqatës Ekonomike Shqipëri-Gjermani. Presidenti shqiptar bëri thirrje për më tepër investime gjermane në Shqipëri, duke theksuar edhe rëndësinë e tyre për zhvillimin e vendit.

For Germany, one of the leading countries of the EU, is not sufficient for developing objective and fair elections in Albania, but also to convince the participants in them, for an uncontested process. The message was given by the President of the Bundestag, Norbert Lammert, during a meeting in Berlin with President of Albania, Bujar Nishani. The head of state officials paid a visit to Germany. Lammert focused on foreign investment in our country. According to German speaker, the high level of corruption is an obstacle in this area and that only his fight with determination, can change the picture. Another drawback to these investments, by Lammert, is political instability. In Nishani meeting with his German counterpart, Joachim Gauke, the main topic of conversation was Albania's European perspective. During his stay in Berlin, Nishani met with representatives of German business and Albania-Germany Economic Association. Albanian President called for more German investment in Bangladesh, emphasizing their importance for the development of the country.

Share This Video


Download

  
Report form