Prishtine mbahet panairi i 15-të i librit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Prej disa ditësh, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë po mbahet Panairi i 15-të i librit. Në këtë panair janë ekspozuar rreth gjashtë mijë e 500 tituj, nga të cilat një mijë e 500 janë libra të rinj. Sipas organizatorëve, interesi i vizitorëve për këtë festë të librit ka qenë i lartë. Një ndër botimet që ka ngjallur shumë interes është "Abetarja e Zymit", që daton në vitin 1900, por që është gjetur në vitin 2007 në Arkivin Qendror të Republikës së Shqipërisë. Botimet e reja kanë qenë gjithashtu ndër më të shiturat në këtë panair. Në panairin e Prishtinës nuk kanë munguar as librat e autorëve shqiptarë, ndër të cilët, Kadare mbetet më i preferuari. Panairi i 15-të i librit në Prishtinë do të qëndrojë i hapur për adhuruesit e librit deri të dielën në mbrëmje.

For several days, in the Youth Fair in Pristina was held the 15th edition of the book. In this exhibition are exposed around six thousand 500 titles, of which 500 are a thousand new books. According to the organizers, the interest of visitors to this celebration of the book has been high. One of the publications that has aroused more interest is the "ABC of Zym," which dates back to 1900, but that was found in 2007 in the Central Archive of the Republic of Albania. New editions were also among the top sellers in the fair. In Pristina fair, there have been no books Albanian authors, among whom, remains the favorite Kadare. Fair 15th book in Pristina will remain open for book lovers to Sunday evening.

Share This Video


Download

  
Report form