Ndryshe nga dy vjet me pare gjate hartimit te Kodit Zgjedhor kur futja e teknologjisë ne zgjedhje ishte termi me i përdorur nga partitë politike, sot asnjë prej forcave kryesore ne vend nuk është entuziaste për projektin "pilot" te identifikimit dhe numërimit elektronik te zgjedhësve. Për me shume se 3 ore përfaqësuesit e kompanisë "INDRA" qe do te realizoje projektin, anëtaret e KQZ, përfaqësuesit e partive politike por edhe misioni i ODIHR kane ndjekur ne hollin e Pallatit te Kongreseve, provën e dyte për identifikimin elektronik qe do te aplikohet ne qarkun e Tiranës. Ne 2 qendra votimi kane votuar 44 persona dhe sistemi lejonte votimin 2 here te një personi ne qendra te ndryshme, por me vone identiteti i shkelësit te ligjit evidentohej dhe kjo duket se është e vetmja garanci shtese qe sjell përdorimi i teknologjisë. Teknologjia e ofruar nga kompania "INDRA" shmang përdorimin e kartave te identiteti te falsifikuara ndërkohe qe pajisjet nuk lexojnë disa prej kartave te identitetit te cilat janë dëmtuar nga përdorimi. Deri me tani duket sikur projekti për identifikimin elektronik te zgjedhësve është i vetmi qe ka shanse për tu aplikuar ne 23 qershor pasi numërimi elektronik për qarkun e Fierit duket i dështuar. Për këtë projekt KQZ miratoi një model flete votimi me 42 parti ndërkohe qe janë regjistruar 67 subjekte ne këtë qark, për me tepër edhe PS e ka kontestuar teknologjinë e ofruar nga "INDRA" pasi ne provën e realizuar u deshën 8 ore për te numëruar 5 mije flete votimi.