Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu i bën thirrje kryetarit të shtetit të mbledhë kryetarët e partive politike në një tryezë, për të zgjidhur ngërçin në funksionimin e KQZ. Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, zoti Moisiu shprehet se procesi është në rrezik real. "Nishani të mbledhë kryetarët e Partive, se ne jemi mësuar që i zgjidhim ditën e fundit çdo gjë. Përgjegjësia tek partitë politike, PD e PS, por sidomos tek mazhoranca, sepse shkarkimi i Muhos ishte përtej çdo logjike ligjore. Nuk jam pesimist, por këtë herë zgjedhjet janë në rrezik real". Edhe ekspertët e Komitetit Shqiptar të Helsinkit i bashkohen shqetësimit se çështja e KQZ mund të përshkallëzojë problematiken dhe tensionin në proces. Komiteti i Helsinkit, që do të ketë rreth 170 vëzhgues ditën e zgjedhjeve në terren, vëren se listat nuk u publikuan në kohë, zgjedhësit nuk u njoftuan për adresën e qendrës ku votojnë, fushata nisi 6 muaj para në shkelje të Kodit. Gjithashtu si cenim i procesit përmendet presioni mbi administratën dhe tonet agresive, por edhe fondet publike të përdorura në funksion të fushatës.
Former President Alfred Moses calls on the president to convene the heads of state of political parties in a table to resolve the impasse in the functioning of the CEC. When are less than 10 days from holding of general elections, Mr. Moses said that the process is in real danger. "Nishani collect the heads of parties, that we are used to solve the last day everything. Responsibility to political parties, DP SP, but especially to the majority, because Muhos dismissal was beyond any legal logic. I am not pessimistic, but this time the elections are in real danger. "Even experts Albanian Helsinki Committee join the CEC concern that the issue could escalate tensions and problems encountered in the process. Helsinki Committee, which will have about 170 observers on the ground on election day, notes that the lists were not published at the time, told voters not to vote center address where the campaign began six months before the breach of the Code. Also mentioned as a violation of process pressure on the administration and aggressive tones, but also used public funds for campaign purposes.