Berisha: Socialiste na votoni - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Ne zgjedhjet e qershorit do te duhet te votoni per dy modele: modelin e ndershëm te pPartisë Demokratike apo per modelin e gënjeshtrës dhe te pengimit. Me kete deklarate i eshte drejtuar kryeministri Berisha banoreve te Bulqizës, ne mitingun përmbyllës. Kreu i qeverise, nuk ngurroi te leshoje akuza te ashpra ne drejtim te rivalit politik Edi Rama, per programin e tij qeverises por edhe per jeten private kur tha se Rama martohet ne prag zgjedhjesh. "Përballë keni dy modele; modeli yne i perbashket i rritjes se rrogave e pensioneve, i rruges se Arbrit, modeli qe votoi kunder tyre. Modeli yne, eshte ai i anëtarësimit e lëvizjes se lire, modeli i shokut Rama qe mbajti peng per 1 vit statusin kandidat per te dëmtuar secilin prej jush. Beri çdo gje qe shqiptaret mos te merrnin viza. Modeli yne bazohet tek vlerat e familjes, modeli i tij bazohet ne martesa e divorce ne prag te zgjedhjeve, ato nuk janë vlera familjare. Kam 20 vjet ne funksion te larte, jetoj ne nje apartament 125 metra, se kaq mund te blija me rrogën time ndërsa shoku i autobusit po ndërton vile, pallat 5 katesh e nuk tregon asnje qindarke me çfare po e ndërton. Pse si deklaron paratë? Pse i fsheh e s'tregon origjinën? Ka frike nga pasuria e tij, pastaj thotë mi humbi posta..." -- tha z. Berisha. Nga Bulqiza kreu i mazhorances u ndal ne Peshkopi, ku edhe nje here prezantoi programin qeverisës per 4 vitet e ardhshme, ne qender te te cilit eshte rritja e mëtejshme e pagave dhe pensioneve si dhe integrimi i vendit ne Bashkimin Europian. Kryeministri ftoi edhe socialistet e te pavendosurit te bashkohen me Partine Demokratike. "Ftoj çdo socialist te bashkohet me ne, se me ne e bashkon përpjekja jone per punësim, mirëqenie, infrastrukture moderne, per përfundimin sa me shpejt te rrugës se Arbrit. Shoku i autobusit mavi qe vjen e pret rrugën tre vjet rresht votoi kundër gjithçkaje. Rrugën do e përfundojmë se bashku me te gjitha projektet. Socialiste te Dibrës dhe ju te paparti, bashkohuni me ne per te bere reale ëndrrën per ta anëtarësuar Shqipërinë ne BE..."

Share This Video


Download

  
Report form