Kukan dhe Sequi takojnë Berishën e Ramën - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Ndërsa procesi i numërimit te votave po vijon normalisht ne te gjitha qarqet e vendit, kryetari i delegacionit te PE-së, Eduard Kukan, kryesuesi i komisionit Ad Hoc per zgjedhjet ne vendin tone, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së Ettore Sequi, zhvilloi takime me lideret e partive kryesore. Ambasadori Sequi dhe zoti Kukan mberriten ne zyren e kryeministrit Berisha rreth ores 10:00, ndërsa takimi ka zgjatur vetëm 30 minuta. Menjëherë pas takimit me kryeministrin, ata zhvilluan nje takim te shkurtër edhe me liderin e PS-së Edi Rama ne seline roze. Pas takimit, Kukan u ndal para gazetareve ku theksoi serish rendesine qe kane keto zgjedhje per te ardhmen e Shqipërisë. Ai nënvizoi se lideret politike jane përgjegjës per mbarëvajtjen e procesit. "Nese procesi mbyllet me sukses, atëherë kjo është nje fitore per Shqipërinë dhe besoj se do te jete nje shtyse e forte per integrimin. Ne jemi gati t'ju japim mbështetje. Është përgjegjësi e liderëve politike per kete mbarëvajtje te procesit zgjedhor, keto zgjedhje jane vendimtare per vendin, eshte fitore per gjithe vendin, per integrimin ne BE dhe Evrope dhe te ardhmen evropiane". Zoti Kukan e cilësoi përgjithësisht te qete ditën e zgjedhjeve, ndërsa përmendi ngjarjen e rende ne Laç, ku nje simpatizant i LSI-së u vra me arme zjarri, ndërsa një kandidat i PD-se u plagos. Kreu i delegacionit te PE-se beri te ditur se kryeministri Berisha e kishte garantuar se do te pranonte verdiktin e qytetareve. Me pas kryetari i delegacionit te PE-së zhvilloi edhe nje takim me kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Me pas, kryetari i delegacionit te PE-së zhvilloi edhe nje takim me kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Procesi i zgjedhjeve ne 23 qershor, u monitorua ne terren edhe nga vete ambasadoret dhe 9 mije vëzhgues ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form