Intervista e ambasadorit kroat Aleksander Stipetiç - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Nga dita e sotme, Kroacia behet vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Europian dhe kjo për përfaqësuesin e Zagrebit ne Tirane, është ngjarje historike, pasi kroatet bene realitet ëndrrën për te qene bashke ne Europe. Nuk është një histori e shkurtër, rrëfen zoti Aleksander Stipetiç, ne një interviste te posaçme për Vizion PLUS, por ky proces, është çështje cilësie dhe jo kohe. Historia e Kroacisë drejt Brukselit nisi ne vitin 2000 me marrëveshjen e stabilizim-asociimit, dhe sot qytetaret kroate janë plotësisht europiane. Nëse do renditeshin pluse dhe minuse ne këtë rrugëtim, kultura dhe konteksti historik ishin ne anën e Kroacisë, ndërsa funksionimi i demokracisë dhe institucioneve jo... Por një gjë ama peshoi fort ne anëtarësim "konsensusi kombëtar"qe vinte pas atij për pavarësinë e vendit dhe hyrjes ne NATO... Madje konsensusi është ajo qe diplomati e sheh te ndryshëm ne rastin e Shqipërisë. "Konsensusi kombëtar është parakusht. Ne këtë pike nuk duhet te ketë diferenca mes subjekteve politike. Ne rastin tone dhe tuajin, kjo është një diference e madhe. Keni kohe për ta arritur këtë. Ne kemi eksperience për te dhënë qe ju te mos gaboni ne këtë rruge dhe te mos humbisni kohe. Ne do t'ju mbështesim për integrimin." Por për çfarë gabimesh e ka fjalën ambasadori Stipetiç?"Një prej gabimeve është qe te mos keni iluzione qe do te jete një proces i lehte dhe i shpejte, e po kështu pritshmerite e larta për nivelin e larte te jetesës. Anëtarësimi është obligim gjithashtu, dhe ndryshim i sjelljes se njerëzve..." Zoti Stipetiç, thotë se pret, qe problemet ekonomike te Kroacisë, zyrtarisht ne recesion e me 20% papunësi, te zgjidhen me lehte bashkërisht me vendet e unionit. Rasti i Sllovenisë, është pozitiv dhe turizmi ka nisur ta ndjeje këtë rezultat... Lidhur me objektivin e afërt te Shqipërisë ne raport me Brukselin... "se pari Kroacia do te mbështesë marrjen e statusit te kandidatit, e besoj se kjo do te ndodhe këtë vit. Sidomos tani pas mbajtjes se zgjedhjeve me standardet me te larta europiane. Qeveria e re duhet te vijoje procesin. Por përsëris, konsensusi është themelor dhe te gjithë duhet te përqendrohen tek integrimi..."

Share This Video


Download

  
Report form