Olldashi shpall kandidaturën për kreun e PD - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Sokol Olldashi nje prej figurave te njohura te PD është kandidati i pare zyrtar per te pasuar Sali Berishën. Përfshirja ne gare është konfirmuar nga vete Olldashi ne nje deklarate te shkurtër per median 3 dite para se te skadojë afati per dorëzimin e kandidaturave. Ne fjalën e tij Olldashi deklaroi se vendimin e ka marre pas takimeve me strukturat dhe me kryeministrin Berisha, si dhe theksoi se është anëtar prej 23 vjetësh i PD; eksperience kjo qe e dallon nga Lulzim Basha, njeriu qe pritet gjithashtu te garoje për ketë post. "Hyj në garë me dëshirën për të përfaqësuar militantët e partisë, anëtarët e Partisë Demokratike, por edhe ata që janë pjesë e opozitës që kjo parti ka zhvilluar në vitet '97-2005 dhe pjesë e arritjeve madhore të qeverisë së kësaj partie në vitet 2005 e deri më sot. Hyra në garë me vendosmërinë për të fituar përgjegjësinë e përfaqësimit të 100 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe me synimin për të rindërtuar themelet morale mbi të cilat bashkë me ta do të ngre opozitën sot për t'u rikthyer shumicë nesër. Sepse besoj se proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe se shumica e shqiptarëve ende besojnë në moralin dhe me idenë për të çuar vendin përpara!" Por, ish-deputeti i PD Mark Marku duke analizuar garën për kreun e ri të demokrateve, pohon se ajo do të ndikohet nga Berisha, pasi ai nuk ka dhënë ende dorëheqjen madje po drejton këtë gare. Ne një prononcim për Vizion Plus, Marku shton se pasardhësi i Berishës do të jetë më autoritet të dubluar. E nisur nga kjo logjike, Marku parashikon dhe fituesin e mundshëm ne fund te kësaj gare, qe sipas tij do te jete Lulzim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form