Nje fundjave me reshje shiu - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Nëse ende nuk e keni vendosur datën e pushimeve verore, Beni mire qe 15 diteshin e pare te korrikut ta përjashtoni nga planet tuaja. Behet fjale per ata, qe kete vere do te pushojne ne bregdetin shqiptar. Moti nuk do te favorizoje plazhin madje ne dite te caktuara parashikohen dhe reshje shiu. Luhatjet e temperaturave dhe çrregullimet e motit kane nisur qe te premten e 5 korrikut. Ndërsa dita e shtune pritet te jete me shira te dendur ne forme stuhie. Sipas hartes sinoptike, reshjeve nuk do ti shpëtojnë as zonat bregdetare. Himara, Saranda, Vlora, Durrësi, Lezha dhe Shkodra parashikohen, qe diten e shtune te përfshihen nga shirat dhe nje ulje prej 3 gradesh e temperaturave. Vranësirat e motit vijojnë edhe ditën e diele, duke e bere fundjavën e pare te korrikut, me kohe tipike pranvere. E tille pritet te jete edhe java e ardhshme. Ne zonat malore temperaturat me te larta nuk do ti kalojnë 25 grade celsius, ne zonat bregdetare 30 grade dhe kryeqytet termometri nuk pritet te shënoje me shume se 33 grade celsius. Ndërsa ne zona te caktuara si Pogradeci e gjithe java e ardhshme parashikohet me shira te shoqëruara nga vetëtima. Një vere e tille me mot te freskët dhe shira nuk ndodh prej shume vitesh ne vendin tone. I nxehti afrikan, ketë vit nuk e ka prekur Shqipërinë, duke bere qe ne një muaj vere te përjetojmë te katër stinët e vitit.

Share This Video


Download

  
Report form