Paga minimale, reagon Majko - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Vendimi i dy ditëve me pare i qeverise Berisha për rritjen e pagave minimale shkakton reagime te forta ne kampin e selisë roze, nga do te dale edhe qeveria e ardhshme. Ish kryeministri dhe deputeti socialist Pandeli Majko e ka cilësuar një gjest te paprecedente vendimin e demokrateve ose humbësve te zgjedhjeve siç i cilëson ai, ne faqen e tij ne Facebook. Ne kushtet ekonomike te vendit ky vendim per deputetin socialist shenon kulimin e papërgjegjshmërisë. Për Pandeli Majkon Kuvendi i ri duhet ti pezulloje këto vendime për te shpëtuar shtetin nga falimentimi. "Pse nuk u kujtuan këta qeveritarë për "premtimet e mbajtura" të rritjes së rrogave para datës së zgjedhjeve (23 qershor) por kujtohen tani pasi i kanë humbur ato?! Kush mendon se luan të "zgjuarin" dhe "burrin e mirë" të premtimeve të mbajtura e ka gabim! Shpresoj që Kuvendi i ri të mos fillojë me hetimin për falimentim me dashje të financave të shtetit! Vendimet e "premtimeve të mbajtura" duhet të pezullohen! Shqipëria është në krizë dhe nuk ka kohë për humor! Tallja nuk është virtyt!" Ndërkohë po këtë te premte kryeministrit ne detyre Sali Berisha nga faqja e tij e Facebook-ut njoftoi firmosjen e këtij vendimi, te publikuar dy dite me pare ne mbledhjen e qeverise. Duke deklaruar realizimin e nje prej premtimeve te demokrateve, për kryeministrin Berisha kjo është rritja me e madhe qe I behet pagave minimale 11.3%. "Te dashur miq, sot firmosa vendimin per rritjen e rroges minimale me 11.3 %. Kjo eshte rritja e madhe e te gjithe e rrogave te te ulta. Me kete vendim rroga minimale ne Shqiperi, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rriten me 110 %. Ne mbajme premtimet!"- ka thene Berisha. Paga minimale ka qene 21 mije leke te rinj dhe me rritjen e fundit shkon ne 23.3 mije leke te rinj. Nga ky vendim krahas 1% te rrogetareve me shume përfitojnë te punësuarit ne sektorin privat

Share This Video


Download

  
Report form