Kodheli: Mes refugjatëve shqiptarë dhe sirianë nuk ka asnjë lloj krahasimi

Ora News Lajme 2015-11-23

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7U

Nga Kanadaja ku ndodhet për punimet e Samitit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka kërkuar që mos hiqen paralele mes shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani dhe refugjatëve sirianë.
Shqiptarët që vinë nga një vend i varfër, tha ajo, po kërkojnë një mundësi më të mirë jetese.
Kodheli: ?Në shumë raste, Ambasadori gjerman dhe qeveria e tij kërkojnë njerëz të kualifikuar në profesione si infermierë, etj., në të cilat Gjermania ka mangësi, besoj, dhe kanë ftuar qytetarët tanë të shkojnë në Gjermani.
Sigurisht që jo të gjithë janë infermierë, por kjo ishte vetëm një shtysë që shumë njerëzit të marrin rrugën, sepse shumë prej tyre janë të varfër, unë vij nga një vend i varfër, me demokraci të re dhe të brishtë, dhe ne ende na duhet të përmirësojmë shumë gjëra, por mes tyre dhe refugjatëve sirianë nuk ka absolutisht asnjë lloj krahasimi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kodheli-mes-refugjateve-shqiptare-dhe-siriane-nuk-ka-asnje-lloj-krahasimi/

Share This Video


Download

  
Report form