Fier, 400 familje mbeten pa ujë - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Rreth 400 familje në Peshuan të Fierit nuk furnizohen me ujë që prej 15 ditësh. Shkak sipas tyre është bërë djegia e pompave të ujësjellësit në vendburimin e Peshtanit. Banorët e zonës udhëtojnë më shumë se 1 km me kafshë nëpër terrene te thyera për të marrë ujin e pijshëm. Burimet natyrore në zonë janë të pakta dhe banorët janë të detyruar të rrinë në radha të gjata që në orët e para të mëngjesit. Kryetari i komunës Frakull thotë se pompat e djegura janë të një lloji të veçantë që nuk gjenden në tregun vendas. Për zëvendësimin e tyre po kërkohet në vendet fqinj. Nëse pompat sigurohen nga komuna, montimi i tyre kërkon vetëm një ditë kohë. Kjo është hera e tretë brenda një harku kohor të shkurtër që zona e Peshtanit mbetet pa ujë të pijshëm. Rrjeti i ujësjellësit në këtë zonë është ndërtuar rreth 15 vjet më parë nga qeveria shqiptare dhe i ka kaluar më pas komunës për administrim.

About 400 families in the weight of Fier not supplied with water of 15 days. Because according to them has been burning water pumps in the spring of Peshtan. Area residents travel more than 1 km with animals through broken terrain to get drinking water. Natural resources are scarce in the area and residents are forced to stay in long queues in the early hours of the morning. The mayor says Frakull burned pumps are a special type not found in the local market. For their replacement is required in neighboring countries. If pumps are provided by municipalities, their installation requires only a long day. This is the third time within a short time frame Peshtan area remain without drinking water. Water supply in the area was built about 15 years ago by the Albanian government and the municipality is then passed on to management.

Share This Video


Download

  
Report form