Rana e hedhun, rruga e vështirë për në plazh - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 2

Plazhi "Rana e hedhun" në Shëngjin është zona e preferuar e pushuesve kryesisht shqiptare te ardhur nga Kosova. Duke vlerësuar cilësinë e ujit dhe të rërës ata thonë se problem shumë shqetësues është rruga nga Shëngjini deri tek "Rana e hedhun". Me një gjatësi prej 2 km rruga është vështirësisht e kalueshme pasi ajo vetëm është hapur, por nuk është ndërtuar. Pushuesit thonë se shpesh herë edhe kjo ajo rrugë që është në terren shkëmbor dhe tepër e ngushtë bllokohet dhe janë të detyruar të kalojnë nga një rrugë dytësore nëpër mal. Kryetari i komunës së Shëngjinit pranon problematikën dhe bën të ditur se brenda këtij viti do të fillojë ndërtimi i rrugës që do të lidhë Shëngjinin me Velipojën, pjesë e së cilës është edhe rruga pranë "Ranës së hedhun". Qarku i Lezhës, ka 34 monumente natyre dhe 21 objekte kulti, muzeale, arkeologjike dhe historike, problem mbetet infrastruktura për të mbërritur dhe për t'i bërë të vizitueshme ato.

Beach "Rana's Hedhun" Shngjin is the preferred area of vacationers mainly Albanian from Kosovo. Praising the quality of water and the sand they say worrying problem is the way the Shëngjin to "Rana's Hedhun". With a length of 2 km road is hardly passable only after it has been opened, but not built. Vacationers often say that the way that it is extremely rocky terrain and tight lock and are forced to go through a secondary road through the woods. Mayor of issues and accepts Shëngjin reports that this year will begin construction of a road that will connect with Shëngjin testifying, which is part of the road near "Rera Hedhun". Lezha Region, has 34 natural monuments and 21 religious buildings, museums, archaeological and historical remains a problem to arrive infrastructure and to make them accessible.

Share This Video


Download

  
Report form