590 mijë pensionistë përfitojnë një rritje pensioni në masën 4 % në qytet dhe gati 5 % në fshat. Vendimi mban firmën e kryeministrit Berisha dhe është parashikuar sipas tij në buxhetin e miratuar në parlament. Gjithashtu qeveria miratoi një rritje me gati 6 % të pagave mesatare për administratën, ku përfshihen edhe mësuesit, infermierët, apo policët. Kryeministri siguroi se nuk ka asnjë të vërtetë në zërat që thonë se shtetit I mungojnë paratë për të paguar rroga e pensione. Ai shtoi se vetëm janë shkurtuar shpenzimet. Nga mbledhja e këshillit të ministrave, zoti Berisha i cili humbi zgjedhjet e 23 qershorit, tha se ekzekutivi që drejton deri në shtator, e ka të drejtën kushtetuese të marrë vendime dhe nuk mund të sillet si qeveri kujdestarie. Dhe megjithëse në fillim të mbledhjes u ndje i surprizuar që në këto ditë korriku pothuaj i gjithë kabineti ishte në detyrë, veç Sokol Olldashit që po vazhdon fushatën për kreun e PD, Berisha iu përsëriti urdhrin ministrave të vazhdojnë me hartimin e buxhetit, pavarësisht se kabineti i majtë mund ta rrëzojë tërësisht në shtator.
590 thousand pensioners receive a pension increase of 4% in the city and about 5% in the countryside. The decision bears the signature of Prime Minister Sali Berisha and his projected by the budget approved in parliament. Also, the government approved an increase of almost 6% of the average wage for administration, including teachers, nurses or police officers. The Prime Minister assured that there is no truth to rumors that say that the state lacks the money to pay salaries and pensions. He added that only have cut costs. From the meeting of the Council of Ministers, Mr. Berisha, who missed the June 23 elections, said the executive who runs until September, has the constitutional right to make decisions and can not act as caretaker government. And although at the beginning of the meeting felt surprised that in these days of July almost all cabinet was in office, but Olldashi ongoing campaign for the Democratic Party leader, Berisha was repeated orders ministers to continue with development of the budget, despite the cabinet the left can break down completely in September.