Kjo fletë votimi me 66 parti, u paraqit tek votuesit shqiptare në zgjedhjet e 23 qershorit. Pjesa me e madhe e tyre ishin forca politike pak ose aspak te njohura, që u shfaqën si pjese e alternativave në të dy kampet politike. Por ne shtator kjo panorama pritet te ndryshoje, pasi disa parti shkojnë drejt shkrirjes me dy forcat e mëdha PS dhe PD. Bashkimi me PD, sipas Dashamir Shehit, kryetarit të LZHK, është një domosdoshmëri. Por ai shton se për reduktimin e numrit te partive, ndërhyrja duhet bere edhe ne kod. Në koalicionin e majtë, Petro Koçi, kryetar i PSV91 thotë se është i hapur për tu shkrirë me PS duke shtuar se ka ardhur koha për krijimin e federatave. Edhe Nard Ndoka kryetar i PDK e sheh pozitive shkrirjen e disa forcave ne një, e ai vete po punon për bashkimin e partive demokristiane ne një te vetme.
This ballot with 66 parties, was presented to the Albanian voters in the June 23 elections. Most of them had little or no political force recognized that emerged as part of the alternatives in both political camps. But in September is expected to change this picture, because some parties move towards merger with two major forces SP and DP. Joining pm, according to Shehi DASHAMIR, president of the MND, is a must. But he adds that reducing the number of parties, the intervention must be done in code. In the left coalition, Petro Koci, chairman of PSV91 says he is open to adding fused with SP time has come to establish federations. Nard Ndoka also chairman of the NDP sees some positive merging forces in one, he himself is working to unite the Christian Democratic parties in a single.