"iPhone" edhe në gjuhën shqipe - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Celularët "iPhone" janë fjala e fundit e teknologjisë. Por sa janë të nevojshëm, aq janë edhe të ndërlikuar, sidomos kur bëhet fjalë për gjuhën. Pikërisht për këtë, një grup të rinjsh shqiptarë kanë hartuar një peticion, të cilin do t'ia dërgojnë kompanisë "Apple". Peticioni ka për qëllim, që sistemi i operimit i telefonave "iPhone", "iOS", të bëhet edhe në gjuhën shqipe. Siç argumentohet në tekst, gjuha shqipe, flitet nga rreth 7.4 milionë banorë në disa vende të Ballkanit, kryesisht Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Por shqiptarët janë të detyruar që ta përdorin një "iPhone" me sistem operimi në anglisht, italisht, ose në ndonjë gjuhë tjetër. Në peticion kërkohet që "Apple" ta marrë parasysh kërkesën dhe të bëjë të mundur përfshirjen edhe të gjuhës shqipe në sistemet e operimit të "iPhone"-ve. Që të merret parasysh kjo kërkesë, duhet që peticioni të firmoset on line, nga të paktën 735 persona. Ai është i publikuar në një faqe interneti posaçërisht për këtë punë, www.change.org, në versionin italisht. Në formularin që duhet plotësuar, veç disa të dhënave personale, duhet dhënë edhe një shpjegim i shkurtër nga njerëzit që e plotësojnë, se përse kërkojnë përfshirjen e gjuhës shqipe në sistemin e operimit të "iPhone"-ve.

Mobiles "iPhone" are the last word in technology. But as necessary as they are complex, especially when it comes to language. Because of this, a group of young people have developed a petition, which will send to the company "Apple". The petition is intended that the mobile operating system "iPhone", "iOS", to be in Albanian. As argued in the text, the Albanian language, spoken by about 7.4 million people in several Balkan countries, mainly Albania, Kosovo and Macedonia. But the Albanians were forced to use a "iPhone" with operating system in English, Italian or any other language. In the petition requested that "Apple" to consider the request and enable the inclusion of the Albanian language in operating systems "iPhone"-s. To consider this request, the petition must be signed on line, at least 735 people. It is published on a website specifically for this job, www.change.org, the Italian version. In the form to complete, but some personal data, should give a brief explanation by people who meet, why require the involvement of the Albanian language in the operating system "iPhone"-s.Vizion Plus,News,Entertainment News,talk,talking,Events,Current,Albania,Media,Title,news,educational,Education,lajme,politics,ultimate,interview

Share This Video


Download

  
Report form