http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fati i një mandati parlamentar në qarkun e Kukësit, të cilin e pretendojnë demokratët dhe LSI, është ende i paqartë. Në Kolegjin Zgjedhor janë dorëzuar konkluzionet e 2 ekspertëve që investiguan pamjet filmike të 15 qendrave të votimit. Në këto kuti që i përkasin rrethit të Tropojës, LSI pretendon se të majtës i janë hequr mbi 150 vota dhe i janë kaluar aleancës së djathtë. Por ky numër votash është shumë përcaktues, pasi mandati në këtë qark ndahet me vetëm 15 vota. Ekspertët kanë patur opinione të largëta nga njëri-tjetri ndaj punuan si të pavarur thanë para gjykatës, e për pasojë paraqitën 2 raporte të ndryshme. Eksperti Zamir Hoxha, i propozuar nga Partia Demokratike si palë e interesuar në proces, shprehet se numërimi nuk është kryer me korrektësi dhe pamjet nuk janë të qarta për të identifikuar problematikën. "Vetëm disa nga fletët e para të votimit janë të filmuara nga të dyja anët dhe pjesa dërrmuese janë të filmuara vetëm nga ana e përparme. Në pamje, shfaqet tabela përmbledhëse por nuk identifikohet qendra e votimit", nënvizon eksperti Hoxha. Në përgjigje të një pyetje tjetër të Gjykatës, ai del në përfundimin se pavarërisht tentativave nuk u arrit të identifikoheshin shenja apo elementë të qendrës së votimit përkatëse. Ndërsa eksperti Ardian Pollo, i zgjedhur nga LSI shprehet se ka arritur të identifikojë fletët e votimit përmes pamjeve filmike, duke mbështetur konkluzionet se ato përputhen me pamjet e 15 qendrave të votimit, që janë pjesë e hetimit. Kolegji ka marrë një ditë kohë për tu njohur me rezultatet, përpara se të shprehet nëse do ti klasifikojë të vlefshme votat e zbuluara në pamjet filmike. LSI ofroi si provë në Kolegj DVD e grupeve të numërimit, pasi nuk kishte asnjë shënim në procesverbale, duke e mbështetur këtë ankimin tek neni 94 i Kodit Zgjedhor që u lejon palëve të përdorin pamjet filmike si provë në proces gjyqësor.
The fate of a parliamentary mandate in Kukes, which Democrats claim and SMI, is still unclear. In the Electoral College submitted that the conclusions of two experts investigated film footage of 15 voting centers. In these boxes belonging Tropojë district, SMI contends that the left has been removed over 150 votes and are passed right alliance. But this number is very decisive vote, as mandated in this circuit split by just 15 votes. Experts have different opinions remote from each other to have worked as an independent court said, and therefore presented two different reports. Zamir expert Hoxha, proposed by the Democratic Party as a party interested in the process, said that counting is not done correctly and images are not clear to identify problems. "Just some of the voting sheets are filmed by both sides and the majority are filmed only from the front side. In appearance, the summary table appears but will not identify the polling station, "the expert notes Hoxha. In response to another question o...