Skandal me rafinerinë e naftës në Cërrik - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Dhënia me koncesion e rafinerisë së naftës në Cërrik kryhet në shkelje të plotë dhe flagrant të ligjit. Vetë qeveria për të firmosur këtë koncension, shpërfill vendimin e gjykatës. Tenderi për të cilin bëhet fjalë u zhvillua më 15 mars 2013. Por vetë procesi i përzgjedhjes së fituesit është i dyshimtë. Në 2 prill 2013, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave klasifikoi të parën me 100 pikë të plota, pra fitues të koncensionit, bashkimin e 3 shoqërive, çka e provon dhe ky dokument. Ndërsa në 11 qershor, me këtë njoftim të dytë, ata renditen të dytët me 67.3 pikë dhe "Kurum" me 87.7 pikë zhvendoset e para. Përmes kësaj shkrese dërguar ministrit të Ekonomisë, Bashkimi i përkohshëm i tre shoqërive, i kujton Florion Mimës se është ndryshuar renditja e konkurrentëve. Por duke lënë gjithçka në heshtje, në datën 8 korrik 2013, Ministria e Ekonomisë shpalli fitues të koncesionit kompaninë "Kurum". Vendimi u padit në gjykatë nga kompania që u zhvendos e dyta në tender. Në datën 22 korrik, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka urdhëruar pezullimin e koncesionit për parregullsi ligjore. Gjykata argumenton se qeveria e refuzoi procesin gjyqësor, duke mos nënshkruar madje as fletëthirrjen e për rrjedhojë paraqitjen në gjyq. Me këtë vendim, marrë nga gjyqtari i Faktit të Tiranës Artur Gaxhi, detyrohet qeveria shqiptare që të ndalë menjëherë koncesionin deri në qartësimin e problemeve ligjore. Një ditë më vonë, pra në 23 korrik, përmes zyrës së përmbarimit, ekzekutivit i është dërguar urdhri i Gjykatës, për të pezulluar zbatimin e aktit. Por edhe pse është njohur me aktin, qeveria ka vendosur që në kundërshtim flagrant me urdhrin e Gjykatës, të vazhdojë procedurat. Kështu ajo miratoi kontratën me kompaninë "Kurum" një ditë më pas, në 24 korrik. Me futjen në treg të kësaj rafinerie, parashikohet të ngrihen 14 impiante përpunimi, me kapacitet deri në 500 mijë tonë karburant.

Concessioning of the oil refinery in Cërrik performed in complete and flagrant violation of the law. Self government signed the concession, ignoring the court's decision. Tender in question took place on March 15, 2013. But the process of the selection of winners is questionable. On April 2, 2013, the Tender Evaluation Committee classified the first full with 100 points, thus winning the concession, the merger of three companies, and what proves this document. As on 11 June, with the second notice, they rank second with 67.3 points and "Kürüm" with 87.7 points first shift. Through this letter sent to the Minister of Economy, Union of temporary three companies, mimes Florion remembers it changed the order of competitors. But leaving everything in silence, on July 8, 2013, the Ministry of Economy awarded the concession company "Kürüm". The decision was indicted in the court by the company moved second in the tender. On July 22, District Court in Tirana has ordered the suspension of concess...

Share This Video


Download

  
Report form