Uruguai lejon përdorimin e marijuanes - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/vizionplustv

Uruguai lejon kultivimin, shitjen dhe përdorimin e marijuanës. Dhoma e Ulët e Parlamentit miratoi nismën e presidentit Hoze Muhisa me një diferencë të ngushtë votash. Nëse ky ligj aprovohet edhe nga Senati, Uruguai kthehet në shtetin e parë që e rregullon me ligj përdorimin e drogës. Sipas draftit ligjor, të gjithë personat mbi moshën 18-vjeçare mund të rrisin vetë deri në gjashtë bimë kanabis, të shesin apo të blejnë në farmaci këtë lëndë narkotike, deri në 40 gramë në muaj. Por do të jetë shteti që do të ketë kontrollin dhe do të rregullojë aktivitetet e importit dhe eksportit, kultivimit, magazinimin, dhe shpërndarjen e kësaj droge. Nisma e kreut të shtetit amerikano-latin, ka për qëllim, që përmes legalizimit të lëndës narkotike, të ulë përdorimin e drogës në vend. Opozita e Uruguajit e ka kundërshtuar këtë projektligj, duke argumentuar se precedentët e mëparshëm në shtete të tjera, nuk kanë rezultuar efikasë në uljen e numrit të narkomanëve.

Uruguay allows the cultivation, sale and use of marijuana. Lower House of Parliament approved the initiative of President Jose muhis with a narrow margin of votes. If this law is approved by the Senate, Uruguay back to the first state law regulating the use of drugs. According to the draft law, all persons over the age of 18 can increase self up to six cannabis plants, to sell or buy in the pharmacy narcotic, up to 40 grams per month. But it will be the state that will control and regulate the import and export activities, cultivation, storage, and distribution of this drug. The initiative of the head of the Latin American state, aimed, through legalization of the drug, to reduce drug use in the country. Uruguay opposition has opposed the bill, arguing that previous precedents in other states have not resulted effective in reducing the number of drug addicts.

Share This Video


Download

  
Report form