http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prishja e një ndërtimi pa leje nga ana e Inspektoriatit Ndërtimor ka degraduar në përplasje fizike mes banorëve të pallatit, dhe pronarëve të ndërtesës pa leje. Në fakt konflikti mes banorëve të një pallati në njësinë tre në kryeqytet dhe pronarëve të një lokali ka filluar që para tre muajsh. Siç kanë treguar për Vizion Plus, zyrtarë të Inspektoriatit të Ndërtimit, ndërtimi I një bar kafeje ka nisur më parë dhe është pezulluar. Ndërkohë që sot pronari I tokës ka filluar sërish ndërtimin. "Kjo prishje është në vazhdën e shembjes së të gjitha ndërtimeve pa leje që po bëhen në kryeqytet, nuk do të lejojmë të ndërtohet asnjë godinë pa leje. I bëj thirrje qytetarëve që më e thjeshtë është të marrin në leje ndërtimi se të ndërtojnë pa leje...", -- tha zoti Hoxha, drejtor i Inspektoriatit Ndertimor. Ka disa ditë që bashkia e Tiranës ka ndërmarrë aksione për shembjen e ndërtimeve të paligjshme. Vetë kreu i saj, Basha i ka deleguar pushtet edhe njësive vendore për të bërë prishjen e tyre. Mund të themi se tani ka nisur një garë e heshtur mes pushtetit vendor dhe atij qëndror me të njëjtën tematikë. Kryeministri që do të vijë në shtator, Edi Rama është shprehur disa herë publikisht se çështja që do të marrë vëmendjen e parë në qeverinë e ardhshme do të jetë prishja e këtyre ndërtesave.
Demolition of a building without a permit by the Building Inspector has deteriorated in physical clashes between residents of the house, and the owners of the building without permission. In fact, the conflict between residents of a three unit building in the capital and a bar owners began three months ago. As shown in the Vision Plus Construction Inspectorate officials, construction of a coffee bar started earlier and has been suspended. While today the owner of the land has started building again. "This deterioration in the wake of the collapse of all illegal constructions taking place in the capital, will not allow any building built without permission. I urge citizens is easier to get into that building permit to build without permits ... ", - said Mr. Hoxha, director of the Construction Inspectorate. There are some days that Tirana municipality has taken action to demolish the illegal constructions. Her own head, Basha has delegated powers to the local governments to make their decay. We can say that now has begun a silent contest between local and central government with the same theme. Prime will come in September, Rama said several times publicly that the issue will get attention first next government will be the demolition of these buildings.