Apolonia, qyteti i perandorëve - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Apolonia është qyteti i themeluar ne vitin 588 para Krishtit, nga kolonë grekë në vendin ku jetonte fisi Ilir i Taulantëve. Ne periudhën romake lulëzoi sistemi arsimor me mbizotërimin e shkollave filozofike ku studioi edhe Perandori i fundit romak Augusti. Në kohën kur qyteti lulëzoi me tregtinë e skllevërve ,bujqësinë, me portin e madh që trajtonte qindra anije në të njëjtën kohë kishte edhe monedhën e vet,monedhe e gjetur deri ne Danub. Perëndimi saj nisi në shekullin e 3 kur porti u shkatërrua si pasojë e një tërmeti. Apolonia u braktis në fund të antikitetit. Ne vitet 1924-1939 nga ekspedita e përbashkët shqiptaro--franceze e kryesuar nga arkeologu Leon Rei, u zhvilluan 15 fushata gërmimesh, qe rezultuan te suksesshme. Sot në qendër të qytetit të lashtë është edhe vendi ku ka banuar arkeologu francez. Për të njohur dhe parë nga afër atë që ka mbetur nga Apolonia e shekullit të gjashtë duhet të udhëtosh 12 km larg qytetit të fierit drejt Semanit, në fshatin Ndërmënas një tabelë tregon rrugën për në zonën turistike. Në varësi të moshës vizitorët paguajnë një tarifë nga 150 deri në 300 lekë për të hyrë në parkun arkeologjik të shpallur monument kulture në vitin 1948. Në hyrje të muzeut ndodhet një pikë e autorizuar suveniresh, për të marrë një kujtim nga Apolonia. I gjithë territori i parkut është i vizitueshëm. Aty spikatin qendra monumentale e zbuluar në vitin 1925 që përfshin shëtitoren, dy kafetë, monumentin e famshëm të Agonotetëve, që është dhe simbol i këtij qyteti, bibliotekën, odeonin, qendrën muzeale, manastirin dhe kishën e Hyjelindës ndërtime të shek të 12. Pas prekjes nga afër të këtyre zbulimeve turistët materializojnë në terren atë që kanë lexuar nëpër libra për zhvillimin e qytetit të lashtë.....

Apollonia is city founded in 588 BC by Greek column in the place where he lived Illyrian tribe of Taulants. Flourished in Roman education system prevailing philosophical school where he studied the last Roman Emperor Augustus. At a time when the city flourished with the slave trade, agriculture, major port handle hundreds of ships at the same time also had its own currency, the currency found in the Danube up. Its West began in the 3rd century when the port was destroyed as a result of an earthquake. Apollonia was abandoned in late antiquity. In the years 1924-1939 the joint Albanian expedition led by French archaeologist Leon Ray, 15 campaigns were conducted excavations that proved successful. Today the ancient city center is also the place where French archaeologist. To recognize and watch closely what remains of the sixth century Apollonia must travel 12 km away from ferns to Seman, the village Ndërmënas a chart showing the way to the tourist area. Depending on the age of visitors pay a fee of 150 to 300 ALL to enter the archaeological park declared a cultural monument in 1948. At the entrance to the museum is an authorized p...

Share This Video


Download

  
Report form