Ujqërit sulmojnë bagëtitë në Torrivicë - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Përveç 100 bagëtive të ngordhura edhe 50 të tjera janë të dëmtuara, përfshirë këtu edhe qentë e tufës dhe kuajt që kanë qenë në fushë në momentin e sulmit. Dëmi financiar për blegtorinë është i madh pasi vetëm një kokë bagëti është blerë në Greqi për 200 euro. Frikës dhe panikut të blegtorëve të Torrovicës tashmë i shtohet edhe mundësia e përhapjes së infeksioneve apo epidemive nga kafshët e ngordhura. Duke qenë të shumta në numër, ato kanë mbetur të shpërndara nëpër fushë aty edhe ku janë sulmuar nga ujqërit. Një pjesë e kafshëve të ngordhura që kanë mbetur në rrjedhën e lumit përbëjnë rrezikun me të madh, pasi në atë lumë pinë ujë bagëtitë e tjera të zonës së Torrovicës. Blegtorët thonë se në kohën e kooperativave ujqërit helmoheshin, ndërsa tani nuk ka një institucion që të marrë përsipër këtë problem shqetësues. Vetëm gjatë kësaj pranvere mbi 200 krerë bagëti janë dëmtuar nga ujqërit në zonën e Torrovicës që ndodhet 20 km larg qytetit të Lezhës dhe katër km larg autostradës Lezhë -- Shkodër.
Besides 100 cattle and 50 other dead were damaged, including herd dogs and horses that have been on the field at the time of the attack. Financial damage to livestock is great because only one head of cattle bought in Greece is 200 euros. Fear and panic already Torrovicës farmers to increase the possibility of spreading infections or outbreaks of dead animals. Being numerous, they remained scattered around the area where there are attacked by wolves. A portion of dead animals that remained in the river up to the great risk, because it drank river water and other livestock Torrovicës area. Ranchers say wolves cooperatives helmoheshin time, and now there is no institution to take over this concern. Just this spring over 200 head of cattle were destroyed by wolves in Torrovicës area located 20 km from the city of Lezha and four km from the motorway Lezha - Shkodra.

Share This Video


Download

  
Report form