http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionplustv
Zhoze Murinjo dështoi në përballjen e parë me ish-skuadrën e tij të fundit, Realin e Madridit. Los Merenges mposhtën me rezultatin 3 me 1 londinezët e Çelsit, në finalen e turneut miqësor "Gines", në Shtetet e Bashkuara. Triumfi i madrilenëve erdhi kryesisht për meritë të talentit të tyre, Kristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola. Në këtë mënyrë, portugezi fitoi edhe sfidën me ish-trajnerin e tij Murinjo, me të cilin ka shkëmbyer disa replika të forta, pas largimit të këtij të fundit drejt Londrës këtë verë. Siparin e golave për djemtë e Karlo Ançelotit e hapi braziliani Marselo, i cili shënoi në minutën e 14-të. Megjithatë, avantazhi i Los Blankos zgjati vetëm tre minuta, pasi Ramirez baraspeshoi gjithçka me një depërtim të bukur në zonë. Por në të 31-ën minutë, ishte Ronaldo që shënoi golin e dytë për Realin, me anë të një goditje perfekte dënimi.Me këtë rezultat u mbyll edhe fraksioni i parë i lojës. Në pjesën e dytë, Çelsi u përpoq shumë për të barazuar, por portieri Kazijas, lojtari që Murinjo e mbajti në stol gjatë gjithë sezonit të shkuar, ishte i pakalueshëm, sidomos në një rast kur neutralizoi goditjen e Hazard. Do të ishte sërish Ronaldo ai që do të trefishonte për Realin, duke vulosur fitoren. Në ndeshjen tjetër, atë për vendin e tretë dhe të katërt, Milani mposhti vendasit e Los Anxheles Galaksi, me rezultatin e pastër, 2 me 0. Për kuqezinjtë e Alegrit, i pari shënoi Mario Baloteli në minutën e 17-të, pas një pasimi të Polit. Milani dominoi lojën duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit, sidomos me Balotelin dhe El Sharauin. Por ishte i riu Niang, ai që do të dyfishonte rezultatin në minutën e 41-të, me një goditje precize. Ky ishte goli i tij i parë me fanellën kuqezi. Edhe pse pati shumë raste të tjera për shënim për kuqezinjtë, ndeshja u mbyll me rezultatin final, 2 me 0. Paraqitja e mirë e Milanit në këtë trofe, rrit optimizmin për ndeshjet e pak ditëve më vonë në turin e play off-it në Champions League.
Jose Mourinho failed to tackle the first with his former team the past, Real Madrid. Los Merenges defeated the score 3 to 1 Londoners Chelsea in the final of the tournament friendly "Guinness" in the United States. Triumph came mainly MADRILENA merit their talent, Cristiano Ronaldo, who scored two goals. In this way, the Portuguese won the challenge with his former coach Mourinho, with whom he exchanged some strong comeback after the latter's departure to London this summer. Onset of goals for Carlo Ancelotti's men opened Marselo Brazilian, who scored in the 14th minute. However, Los Blankos advantage lasted just three minutes, after Ramirez baraspeshoi everything with a nice drive in the area. But in the 31st minute, RA, was Ronaldo who scored the second goal for Real, by a stroke of perfect dënimi.Me this result was closed before the game faction. In the second half, Chelsea tried hard to equalize, but keeper Kazija...