Kukësi në kërkim të ëndrrës - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionplustv

Ekipi i Kukësit ka mundësinë të gdhendë megërma të arta emrin në historinë e futbollit shqiptar. Në rast se kuksianët do të arrijnë të mbrojnë rezultatin 2 me 0 të ndeshjes së parë, të turit të tretë paraeliminator të Uefa Europa League ndaj ukrainasve të Metalurg Donjeck, do të kalojnë në fazën e play off-it, në këtë turne. Por e veçanta është se Kukësi do të shndërrohej në skuadrën e parë shqiptare, që kapërcen tre ture paraeliminatore në kupat e Europës. Ndeshja e kthimit zhvillohet këtë pasdite në orën 18:15, në Ukrainë. Edhe pse kompanitë e basteve nuk e favorizojnë shumë ekipin shqiptar, drejtuesit e klubit kanë shprehur besim për kualifikimin. Ata kanë theksuar para takimit se nuk do të mbyllen në mbrojtje, por do të luajnë një futboll të vërtetë. Trajneri Cungu, duke folur për mediat para sfidës, është shprehur se momenti më i vështirë do të jete në 15 minutat e para. Sipas tij, nëse djemtë do të ruajnë qetësinë dhe do të jenë të kujdesshëm, gjithçka është e mundur. Në rast kualifikimi, Presidenti Safet Gjici u ka premtuar futbollisteve,një premio prej 200 mijë Eurosh. Ndërsa Uefa do t'i akordonte klubit 100 mijë Euro, për kalimin e turit. Ndeshja e sotme zhvillohet në një stadium të vogël pesë mijë vendësh, pasi Metalurgu është skuadra e dytë e qytetit të Donjeckut në Ukrainë, pas Shaktarit të famshëm. Kalimi në play off i Kukësit, do t'i mundësonte përballjen me ekipe prestigjioze si Totenhem, Dinamo e Kievit, Fiorentina apo Spartaku i Moskës.
Kukes team has the option of cutting of gold megërma name in Albanian football history. If Kukes people will be able to defend the score 2 to 0 to match the first, third tour of UEFA Europa League preliminaries against Metalurg Donjeck Ukrainians will go on stage play-offs in this tournament. But special is that Kukes would become the first team Albanian tours spanning three cups preliminaries in Europe. The rematch takes place this afternoon at 18:15, in Ukraine. Although betting companies do not favor many Albanian team, club executives have expressed confidence qualification. They have stressed before the meeting that will not shut down in defense, but will play a real football. Cungu coach, speaking to the media before the match, said that the most difficult moment will be in the first 15 minutes. According to him, if the boys would remain calm and be careful, everything is possible. In case of qualification, Safet Gjici President has promised footballers, a premium of 200 thousand Euros. While UEFA club will allot EUR 100 thousand to over tour. Today's match takes place in a small stadium five thousand seater, as metallurgist is the team's second Donjeckut city in Ukraine, after Shaktarit celebrities. Transition to play off of citizens, will enable confronting Totenhem prestigious teams, Dynamo Kiev, Moscow Fiorentina or Spartaku.

Share This Video


Download

  
Report form